Shqiptari rrëfen tmerrin në Izrael/ “Persona e armatosur gjuanin çfarë u dilte para”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një i ri që jetonte dhe punonte në Izrael, i rikthyer pak ditë më parë në Shqipëri, ka rrëfyer tmerrin që ka parë nga lufta.

Jorgo Janllari nga Maliqi tregoi se krejt papritur u bllokuan rrugët dhe kudo shihnin persona të armatosur që qëllonin gjithçka u dilte para.

“Nisi papritur, gjendja u bë shumë keq, rrugët u bllokuan. Unë qëndroja në një zonë të Tel Aviv dhe data 7 Izraeli u sulmua, rrugëve kryesore kishte dhe terroriste që kalonin me makina dhe motorë, i pamë vet dhe ishin të gjithë me armë. Shkonin në çfarëdo lloj drejtimi. Çfarë u dilte para ata gjuanin”, u shpreh ai.

I riu tha për Euroneës Albania se për 4 ditë qëndroi i mbyllur dhe problem për të ishte ushqimi.

“Normal ishte frikë sepse policia nuk na lejonte të dilnim jashtë, ishim të mbyllur në shtëpi, nga dritaret pamë viktima, ishte keq dhe për pjesën e ushqimeve kemi qenë të mbyllur për 4 ditë, policia nuk të lejonte të dilje jashtë”, deklaroi Janllari, duke zbuluar edhe detaje nga rikthimi në Shqipëri.

“Vendosëm të ktheheshim, pamë lajm në internet se ambasada shqiptare në Izrael bënte thirrje për shqiptarët që jetonin aty. Kontaktuam me ambasadën dhe u rikthyem”, theksoi ai./ S.M

Të fundit

Ylli katalanas refuzoi 100 milionë euro nga Arabia Saudite

Pini Zahavi, agjenti i Robert Lewandowski-t ka zbuluar ofertën e bujshme që ka refuzuar lojtari i tij vetëm për...

Mjeshtri i Madh Bujar Asqeriu feston 69 vjetorin

Sot, aktori i madh dhe një ndër njerëzit më të vyer të skenës shqiptare, Bujar Asqeriu feston ditëlindjen. Në këtë 13 dhjetor, Mjeshtri i Madh...

Alizoti ironizon Ramën: Kryeministri s’i ndërpret pushimet

Deputeti demokrat, Tomorr Alizoti, ka komentuar në studion e Syri Tv situatën problematike të zjarreve në vendin tonë. Alizoti theksoi se Shqipëria vijon të...

Pas zjarreve, Greqia tani përballet me një tërmet

Sikur të mos mjaftonin zjarret shkatërrimtare, Greqia është përballur mbrëmjen e së mërkurës dhe me një tërmet të fortë. Sipas të dhënave nga EMSC, tërmeti...

“Tornado” godet shqiptarin në Itali, i gjenden të fshehura 700 mijë euro

Një shtetas shqiptar është vënë në qendër të një hetimi të thelluar nga autoritetet italiane, si pjesë e një organizate ndërkombëtare të trafikut të...

Lajme të tjera

Web TV