Sulmet në veri/ Begaj me homologun kroat: Të dënohen, dialogu është e vetmja rrugë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Republikës Bajram Begaj në konferencën për mediat me homologun e Kroacisë Zoran Milanoviç vlerësoi raportet dhe bashkëpunimet mes dy vendeve.

Ai e falënderoi Kroacinë, e cila sipas tij ka qenë dhe vijon të mbesë një avokate e fortë e Shqipërisë drejt aspiratës së saj për t’u bërë pjesë e BE. Ai tha se vendi ynë është një partner i besueshëm i BE në politikën e jashtme dhe në fushën e sigurisë.

Shqipëria mbetet një partnere e besueshme e BE, veçanërisht në politikë të jashtme dhe në siguri”, tha Begaj.

Gjatë fjalës së tij, Begaj u ndal edhe tek tensionet e fundit në veri të Kosovës, ndërsa shtoi se rruga e vetme për shtensionim është vijimi i dialogut dhe normalizimin i raporteve, deri në njohjen reciproke mes Serbisë dhe Kosovës.

Të dënohen sulmet në veri të Kosovës. Nënvizova nevojën e rritjes së presioneve dhe nxjerrjen e përgjegjësive për rritjen e paqes. E vlerësova shumë mbështetjen e Kroacisë për Kosovën.E vlerësova qëndrimin e Kroacisë ndaj Kosovës. Ndamë mendimin se dialogu mbetet e vetmja rrugë deri në njohjen reciproke. Që prej sulmit në Banjskë gjërat nuk janë më si më parë, ndaj duhet të ketë një qasje të re”, tha ai/   S.M

Të fundit

Djegia e flamurit shqiptar, Spahiu: U përdhos atje ku ka urrejtje për ne

Një video që tregon disa të rinj teksa shkelin dhe kalojnë me makinë mbi flamurin shqiptar të hedhur në...

“Zjarrfikësja nuk kishte ujë”, flasin banorët e Delvinës

Banorë të fshatrave Senicë, Vergo dhe Palavli kanë folur mbi situatën e zjarrit në Delvinë, pasojat që ka lënë pas dhe ndërhyrjen nga autoritetet. “Unë...

Flet pronarja e shtëpisë së djegur: Do flemë në qiell të hapur, kush do mendojë për ne?

Ana Duka është një banore e fshatit Kopaçëz të Delvinës, që është prekur nga zjarret shkatërrimtare. Disa orë pasi u detyruan të evakuoheshin nga shtëpia...

Zbulohet plani që do përmbyste qeverinë në Beograd

Serbia ëshë tronditur nga zbulimi i një plani për të përmbysur qeverinë dhe për të bërë një ndryshim me forcë të pushtetit. Prokuroria e...

Akt heroik i policëve në Delvinë, shpëtojnë fëmijën 10 vjeç

Një akt heroik është shënuar në fshatin Kopaçëz të Delvinës, ku dy efektivë policie kanë rrezikuar jetën për të shpëtuar një fëmijë 10-vjeçar dhe...

Lajme të tjera

Web TV