Koalicion opozitar me vulë të re? Berisha hesht, “do” Metën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Opozita është keq, por mund të jetë edhe më keq. As ngre kokë dhe as zhytet përfundimisht, duke qenë në një agoni të plotë dhe mbi të gjitha nuk ka shpresë ringritjeje. Kjo situatë po vijon prej dy vitesh, por gjendja mund të shkojë edhe më keq kur gjasat janë që asnjë palë nuk tërhiqet, por edhe nëse bashkohet nuk ka frymë, nuk ofron shpresë në elektorat dhe nuk ekziston entuziazmi, elementë që i duhen çdo opozite për të mposhtur një pushtet si ai i Edi Ramës.

Të ndodhur në rrethana të tilla dje është thirrur një mbledhje nga “Grupi i Rithemelimit> të drejtuar nga Berisha me krerët e partive aleate. Aleatët e Rithemelimit Agron Duka dhe Fatmir Mediu kanë dhënë një ide për bashkim në një logo dhe në një vulë në zgjdhjet e përgjithshme që do të mbahen në 2025.

Aleati i ngushtë i Partisë Demokratike, kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu nga mbledhja me dyer të mbyllura e grupit parlamentar të demokratëve bëri thirrje që të krijohet një koalicion mbarëopozitar.

Ndërkohë, kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Argon Duka theksoi se nuk ishte dakord për shumë gjëra që u diskutuan në mbledhjen e grupit të PD-së.

“Për të mos u gjendur në të njëjtën situatë që u gjendëm në 14 maj, përderisa ligjërisht ende nuk është e qartë se kujt i takon logo e PD, unë mendoj se duhet të krijohet një koalicion opozitar, që të këtë emrin e tij, logon e tij, në mënyrë që të jetë ky koalicion qeta përgatisë veten në betejat e ardhshme parlamentare.

Duhet të instucinalizohemi, duhet të ndërtojmë marrëdhëniet me ndërkombëtarët. Pasi qëllon që vjen një ndërkombëtar në Tiranë dhe nuk di kë të takoj”, mësohet të ketë thënë Fatmir Mediu. Ai tha se duke krijuar ketë koalicion mbarëopozitar, opozita do të jetë më e qartë dhe më të identifikuar nga qytetarët.

“Marrëdhënia me ndërkombëtarët nuk duhet parë individualisht, por si opozitë në Tiranë, në delegacion, parlament apo dhe partitë si motra. Jo si privilegj personal, por përgjegjësi opozitare.

Ideja e koalicionit është për të krijuar një brand opozitar sepse praktika ka treguar se ne kemi dalë në koalicion”, tha Mediu në takimin me deputetët e djathtë të thirrur nga Sali Berisha i Rithrmelimit. Po ashtu të dalim nëpër rrethe duke krijuar hapësirë për deputetë dhe figura të reja të flasin me njerëzit.

Në të njëjtin sinkron ka qenë edhe kreu i PAA, Agron duka. “Secili nga ne është i aftë të drejtojë, por këtu kemi ardhur për të dëgjuar çdo të bëjmë. Prezenca jonë shpreh dakordësi, por secili nga ne mendon se jep rrugëzgjidhje, ndërkohë që kjo krijon kakofoni dhe nuk ka produkt, pavarësisht se unë nuk jam dakord me shumë gjëra që thuhen këtu, por kam ardhur të dëgjoj axhendën e opozitës e ta zbatoj atë”, tha Duka.

Takimi

Dje Sali Berisha ka mbledhur deputetët në një takim me dyer të mbyllur. Gjatë fjalës së tij kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi foli për një qëndrim unison, ndërsa sugjeron që opozita të mos lejojë që të zhvillohet aktivitet normal parlamentar.

Ndërkohë, ish-kryeministri Berisha sugjeron që të bëhet një letër publike dhe t’u sqarohet kancelarive dhe ndërkombëtarëve ajo çka po ndodh sipas tij në Kuvend dhe se si trajtohet opozita. Po ashtu ai si hap të dytë sugjeron që të mblidhen bashkë me partitë aleate të PD-së ku të diskutohet mbi situatën. Nga ana tjetër Berisha u shpreh kundër bojkotit.

Lexo edhe :  Parlamentaret e 11 majit, Berisha mbledh Kryesinë e PD: Diaspora është pro rotacionit

“Do të duhet të kemi një qëndrim. Mazhoranca po na bllokon çdo hapësirë institucionale. Kanë asgjësuar parlamentarzimin. Opozita nuk duhet të lejojë që të zhvillohet aktivitet normal parlamentar, përderisa mazhoranca do të vazhdoje të rrezojë kërkesat e opozitës për komisionet hetimore parlamentare, apo mospranimin e ndryshimit te anëtareve të komisionit te posaçëm te reformës zgjedhore.

Kjo që po ndodh aktualisht s’ka ndodh kurrë me opozitën. Është asgjësuar çdo hapësirë. Praktikisht na kanë venë në kushtet kur ata vendosin gjithçka për ne. Do duhet te kemi një qëndrim të prerë. Unë pres nga ju propozime dhe duhet të dalim me një vendim se çfarë duhet të bëjmë”, tha Bardhi.

Ndërsa Berisha tha se duhet ta ndërkombëtarizojnë çështjen e Parlamentit. “Mendoj se ne duhet të bëjmë një letër, edhe publike, dhe tua shpërndajmë kancelarive, ndërkombëtare dhe t’i vëmë në dijeni se çfarë po ndodh në parlamentin shqiptar, së çfarë po ndodh me opozitën. Më pas duhet te mbledhim partitë aleate, ku mund te diskutojmë për situatën në fjalë dhe hapi i fundit është përplasja, në mënyrë që të mos lejojmë zhvillimin normal të seancave parlamentare, por t’i bllokojmë ato”, tha Berisha.

Ndërsa deputeti Bledjon Nallbati tha se “Është e vërtetë që jemi në një situatë kritike ku qeveria po tenton të na asgjësojë. Unë mendoj që nuk është ky momenti qe tu kërkojmë njerëzve të bëjnë betejë, por na takon ne ta bëjmë betejën pasi ne jemi ata që jemi votuar për këtë punë.

Ne duhet të marrim një vendim me veten dhe me njeri-tjetrin ose të reagojmë me të gjitha mënyrat për të mbrojtur opozitarizmin dhe interesin e qytetareve ose t’u kërkojmë falje shqiptareve dhe t’i hapim rrugën dikujt tjetër qe e merr përsipër ta bëjë këtë beteje”. Deputeti i Vlorës Bujar Leskaj m,ësohet të ketë thënë se duhet përshkallëzuar akiosni opozitar. “Situata jonë është e vështirë.

Kjo do te thotë se duhet te reagojmë sa ç’duhet. Duhet të marrim hap pas hapi të gjitha mundësitë e reagimit, duke shkuar edhe deri në ekstrem, në grevë urie, siç ka bërë Pjeter Arbnori në vitin 1997”, tha ai. Ndërsa Berisha tha se bojkoti nuk është një opsion.

“Mendoj që bojkoti nuk është opsion si mekanizëm për t’u përdorur nga ana jonë, pra bojkoti i parlamentit. Nuk do të përdorim ato praktika që janë përdorur më parë, por do të përdorim çdo mjet demokratik që askush të mos marrë nëpër këmbë opozitën, siç ndodhi në seancën e fundit parlamentare”, tha Berisha. “ Mendoj se duhet te bëhemi interesant politikisht, se ka humbur interesin i medias dhe publikut, ka humbur pak interesi tek aksionet tona politike.

Unë besoj doktor se ne nuk duhet ta përjashtojmë edhe bojkotin, jo një bojkot pafund, po një bojkot me një kohe të caktuar dhe që ka qëllime të qarta politike. Nuk duhet te kemi kompleks bojkotin. Nuk duhet të jetë instrumenti i parë, por pasi të ezaurojmë instrumentet e tjerë, pse jo edhe bojkot.

Mund të jetë 1 javë, 2 javë, e përcaktojmë, por do te jetë bojkot që qytetaret shqiptarë ta kuptojnë kush është opozita e vërtetë. Dhe po dolëm ne nga parlament aty do të mbesin disa deputete”, tha Bushati.

Të fundit

Tentuan të mblidhnin benzinë nga një cisternë, vdesin 60 persona

Të paktën 60 persona kanë humbur jetën nga një shpërthim i një cisternë në Nigeri. Sipas Reuters, cisterna u përmbys...

Tre arsye pse mund të jemi të uritur gjatë gjithë kohës

Një nga ankesat më të zakonshme të atyre që përpiqen të humbin peshë është se ata janë vazhdimisht të uritur, kështu që shpesh hanë...

Shqiptari paraqitet në spital me plagë në trup, ja çfarë dyshohet

Një 35-vjeçar shqiptar është paraqitur në një spital të Athinës i plagosur. Shqiptari u transferua në spitalin KAT pasi ka plagë në qafë dhe në...

Çfarë ndodhi!? Loredana largohet me urgjencë nga shtëpia

Loredana lë përkohësisht shtëpinë për arsye shëndetësore. E shoqëruar nga produksioni dhe nën vëzhgimin e kamerave, do të rikthehet sapo gjendja e saj të përmiresohet.   View...

Ukraina godet depo nafte brenda Rusisë

Ukraina mori të shtunën përgjegjësinë për dy sulme ndaj depove të naftës në pjesën perëndimore të Rusisë, akti më i fundit i fushatës ajrore...

Lajme të tjera

Web TV