Mjekët tregojnë ëmbëlsirat që hanë më shumë dhe ato që i shmangin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Për njerëzit që i duan ëmbëlsirat, sheqeri është një pjesë thelbësore e jetës, por edhe mjekët hanë ëmbëlsirë gjithashtu.

Duke treguar kujdes me përbërësit e përzgjedhur në receta, sekretet na i tregojnë vetë ata. Gjashtë mjekë zbulojnë ëmbëlsirat që konsumojnë më shumë, por njëherësh edhe ato që shmangin.

“Unë patjetër që i ha ëmbëlsirat dhe e kam të pamundur t’ia heq vetes këtë kënaqësi ,” thotë Elizabeth Comen, një mjeke onkologe.

“Unë e kufizoj veten te sheqernat e shtuara në ushqim gjatë javës, pasi më pëlqen të konsumoj ëmbëlsirë pas darkës. Kjo më sjell një ndjesi kënaqësi dhe më ndihmon të fle më qetë,” thekson Jasmine Singh Sukumar, mjeke në Qendrën e Kancerit të Gjirit në Teksas.

Po cilat janë ëmbëlsirat që mjekët konsumojnë më shumë dhe çfarë shmangin?

Tartë me fruta

Ëmbëlsirat me frutat e freskëta të stinës, si mollët apo dardhat në vjeshtë janë ideale për të mbushur tartën që bëni në shtëpi. Një tartë kumbulle me një shtresë sheqeri mund të jetë një zgjidhje, sepse kumbullat janë të shëndetshme dhe të shijshme.

Kos i ngrirë me fruta dhe arra

Kur mjekja Mona Bahouth do diçka të ëmbël, ajo zgjedh fruta të freskëta si manaferrat ose mollët. Por, shpesh një kos i ngrirë i mbushur me fruta të shijshme është super gjetje.

Një tas i vogël me manaferra, arra dhe çokollatë

Mjekja kardiologe Helene Glassberg është një adhuruese e çokollatës, ndaj për të kënaqur shijet e saj të ëmbla ajo përzien në një tas manaferrat e pasura me antioksidantë, bajame të kripura, arra dhe kikirikë dhe rezultati është një ëmbëlsirë e shëndetshme.

Cheesecake

Mjekja onkologe Comen thotë se i pëlqen të eksperimentojë në receta me përbërës më të shëndetshëm, si përdorimi i salcës së mollës ose kosit. Ka shumë receta në internet, shpjegon ajo dhe ka mënyra për të zëvendësuar përbërësit që nuk sakrifikojnë shijen, por as shëndetin. “Për shembull, kohët e fundit kam bërë cheesecake me kos grek, krem djathi me pak yndyrë dhe ishte super”.

Lexo edhe :  Shkencëtarët nisin epokën e re/ ADN-ja njerëzore po krijohet në laborator

Fruta sezonale të pjekura

Fruta të tilla si pjeshkët ose ananasi mund të piqen shumë mirë në skarë. Ato bëhen të ëmbla dhe pothuajse karamelizohen kur piqen në skarë.

Akullore

Ka gjithmonë ndjenja “mëkati” kur bëhet fjalë për akulloren! Një kupë me vanilje ose çokollatë është e shijshme kur konsumohet në sasinë e duhur pa e tepruar.

Ëmbëlsirat që mjekët shmangin:

Ushqimet e përpunuara, ato që qëndrojnë gjatë nëpër rafte dyqanesh dhe që janë plot konservues apo yndyrna janë ato që shmangin mjekët. Pra, e thënë ndryshe, ëmbëlsirat e bëra vetë me përbërës të freskët, nga frutat te kosi apo biskotat mund të jenë gjithmonë një zgjedhje e shëndetshme për ju./E.Ç

Të fundit

Rama: “Do vendosim një ekulibër të ri për çmimin e naftës”

Kryeministri Rama foli në Dialogun për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural edhe për rishikimin e skemës së naftës duke thënë...

S’ka kompromise në Kosovë, partitë politike sfidojnë Gjykatën Kushtetuese

Partitë politike parlamentare po sfidojnë Gjykatën Kushtetuese duke mos zbatuar vendimin e saj të fundit që i urdhëron të konstituojnë Kuvendin në afat prej...

Kopshti Zoologjik i Pragës përdor akull për të “freskuar” kafshët nga i nxehti

Dy arinj polarë, Aleut dhe Gregor, në një kopsht zoologjik në Çeki, po përballen me temperaturat e larta verore duke u freskuar me akull...

A janë gati shqiptarët për një plazh nudo?

Në një kohë kur shumë turistë të huaj zgjedhin Shqipërinë për pushime dhe shpesh nuk e kanë problem të shfaqen ‘topless’ në plazh, për...

“Rama nuk e donte këtë fitore më 11 maj, ju tregoj arsyen”

Ish-kandidati i partisë ‘Koalicioni Euroatlantik’, Shemsi Prençi, është shprehur se në 11 maj qeveria e kryeministrit Edi Rama kreu një masakër zgjedhore, e cila...

Lajme të tjera

Web TV