”Mos na prekni”/Minatorët dhe pensionistët protestë para Kuvendit, përplasen me policinë

Në nisje të seancës plenare, pensionistë dhe minatorë po protestojnë para Kuvendit. Njëzëri pensionistët dhe minatorët kërkojnë rritje të pensioneve, por edhe miratimin e statusit të minatorit.

Disa prej tyre janë përplasur fizikisht edhe me forcat e policisë.

“Na hapni rrugën. Mos na prekni me dorë”, dëgjohet teksa thotë një nga protestuesit. Ndërkohë një tjetër iu drejtohet forcave të policisë: Turp të keni, na hapni rrugës!’.

Minatorët zhvilluan edhe një protestë, më 12 tetor, gjatë seancës së kaluar plenare.

Me pankarta në duar dhe me brohoritje ata kërkuan statusin e minatorëve./ S.M