Një test për kujtesën! Kontrolloni nëse truri juaj ende funksionon mirë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një test kujtese që do të kontrollojë nëse keni një kujtesë të mirë. Besoni apo jo, sa më pak të përdorni trurin, aq më shumë ai, si çdo muskul tjetër në trup, bëhet dembel, thonë ekspertët. Pra, mos u habisni që po bëhet gjithnjë e më e vështirë për t’u mbajtur mend, sepse në ditët e sotme më së shumti mbështeteni në shënime ose në memorizimin në telefonin tuaj.

Chester Santos, njeriu që ka kujtesën më të mirë në botë, sugjeron që të zgjidhni një test të thjeshtë dhe të kontrolloni kujtesën tuaj, transmeton Telegrafi.

Për të testuar kujtesën tuaj, lexoni një listë me këto 14 fjalë (jo më shumë se dy herë) dhe përpiquni t’i mbani mend: majmun, hekur, litar, flamur, shtëpi, letër, këpucë, milingona, mbështjellës, laps, lumë, gur, pemë, djathë. Më pas, shkruani në një copë letër fjalët nga lista që mund t’i mbani mend dhe kontrolloni sa prej tyre keni mbajtur mend.

▪ Një deri në pesë fjalë: Nëse keni mbajtur mend deri në pesë fjalë, kujtesa juaj është nën mesataren.
▪ Gjashtë deri në tetë fjalë: Ju keni një kujtesë mesatare, gjë që është e mirë, por mund ta përmirësoni.
▪ Nëntë deri në dymbëdhjetë fjalë: Mbani mend shumë mirë, mbështetja në telefonat inteligjentë nuk ju ka “marrë haraç”.
▪ Trembëdhjetë deri në katërmbëdhjetë fjalë: Keni kujtesë të mirë. Aftësia juaj për të mbajtur mend mund të jetë një mjet i dobishëm në arritjen e suksesit të biznesit.

 

 

Cilido qoftë rezultati juaj, mos u shqetësoni. Santos thotë se të gjithë kanë një memorie të shkëlqyer, vetëm nëse e përdorin mirë. Nëse doni të përmirësoni kujtesën tuaj, këtu janë disa këshilla që mund t’ju ndihmojnë.

Lexo edhe :  10 aksidentet më të rënda ajrore vitet e fundit

Shndërrojini fjalët në figura

Përdorni fuqinë e kujtesës vizuale duke e kthyer çdo gjë që dëshironi të mbani mend në një foto në kokën tuaj.

– Njerëzit mbajnë mend më së miri atë që mund të shohin. Dëshmia e kësaj është se është më e lehtë të kujtosh fytyrën e dikujt sesa një emër, për shembull – thotë Santos.

Le të ketë një aromë kujtimi

Për të kujtuar diçka, përdorni sa më shumë shqisa të jetë e mundur – duke përfshirë atë që mund të dëgjoni, nuhatni, ndjeni.

– Duke aktivizuar më shumë rajone në tru, ndërtohen më shumë lidhje dhe përmirësohet memoria. Është më mirë të krijoni një imazh në kokën tuaj me sendin/informacionin që dëshironi të mbani mend dhe ta lidhni atë me një erë – shpjegon Santos.

Mos e kufizoni imagjinatën tuaj

– Njerëzit janë shumë të mirë për të kujtuar disa informacione që i befasojnë. Për shembull, ne kujtojmë disa informacione të pazakonta pa përpjekje. Nëse, për shembull, një elefant u ul papritur në ekranin e kompjuterit tuaj, ju do ta mbani mend atë për pjesën tjetër të jetës tuaj. Është e dobishme të përdorim atë aspekt të trurit tonë – thotë “kampioni” në kujtesë./I.S

Të fundit

Lady Diana, princesha që la klasën e parë për të ndihmuar nënën me fëmijë tek ekonomiku

Lady Diana është lajm sa herë përmendet emri i saj, për gjithë thjeshtësinë dhe ngrohtësinë që shfaqte si princeshë....

Skandal financiar në Britani, nis hetimi për mashtrim në projektin gjigand HS2

Një hetim i thelluar është hapur në Mbretërinë e Bashkuar pas dyshimeve për mashtrim fiskal dhe keqpërdorim fondesh në një nga projektet më ambicioze...

Zbulohet lista: Kush janë futbollistët më të paguar të Botërorit të klubeve?

Leo Messi përfaqëson MLS-në në Botërorin e klubeve si lojtari më i paguar i kontinentit amerikan dhe është pjesë e listës së 20 futbollistëve...

Anija kozmike e Agjencisë Hapësinore sjell pamjet e para të polit jugor të Diellit

Videoja dhe imazhet e para të polit jugor të Diellit janë dërguar në Tokë nga anija kozmike Solar Orbiter e Agjencisë Hapësinore Evropiane. Imazhet...

Befasia e madhe nga Juventusi: 70 mln euro për sulmuesin më të kërkuar në Europë

Përveç klubeve të Premier League, në garë për Viktor Gyökeres futet seriozisht edhe Juventus. "Corriere dello Sport" raporton se Juventus, brenda pak ditësh do...

Lajme të tjera

Web TV