Kreu i SPAK, Altin Dumani, ka kërkuar ndryshimin e ligjit me arsye për të rritur edhe kufirin monetar prej 50 mijë lekësh tek ndihmës prokurorët. Dumani u shpreh se SPAK duhet të fokusohet vetëm në hetimin e korrupsionit të madh. Aktualisht SPAK heton çdo vepër penale që përfshin “dëmin” apo “korrupsionin” mbi 50 mijë lekë.
SPAK u ngrit për të kapur peshqit e mëdhenjë edhe për të hetuar korrupsionin në nivel qeverie, por deri tani vetëm “incenratorët” vunë nën pranga disa persona por që në fund nga hetimet u liruan të gjithë përveç Lefter Koka.
Drejtuesit e Prokurorisë së Posaçme që nga nisja e saj kanë dhënë deklarata të forta për kapjen e peshqëve të mbëdhenjë, por shumë hetime gjatë rrugës zbehen. Por si duket këto hetime spirfaqësore pengohen nga paratë, dhe për këtë kërkohet ndryshime në ligj. Kreu i SPAK, Altin Dumani, shfrytëzoi mbledhjen e Këshilit Kombëtar të Integrimit Evropianpër të bërë publike disa shqetësime që pengojnë punën e hetuesve të posaçëm.
Dumani edhe pse deklaroi se kuadri ligjor që përcakton punën e Prokurorisë së Posaçme është i mirë, sërish kërkoi disa modifikime që do të lehtësonin volumin e punës. “Është vënë një kufi monetar prej 50 mijë Lekësh.
Në mendimin tim ky kufi duhet të ndryshohet, pasi SPAK duhet të fokusohet vetëm në hetimin e korrupsionit të madh. Shuma prej 50 mijë lekësh na ngarkon me hetimin e veprave penale, mendoj që prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm mund të ushtrojnë ndjekjen penale”, tha Dumani.
Ngarkesa e prokurorëve është mbi normat, deklaroi kreu i SPAK, ndaj kërkoi ndërhyrje në ligj që hetuesit në Prokurorinë e Posaçme të kenë dhe ndihmës. “Patjetër ndihmësi nuk mund të ketë akses gjatë fazës së hetimit, pasi hetimi është sekret. Por pasja e ndihmësve ndihmon prokurorët në përfaqësim dinjitoz në shkallën e dytë”.
Përfaqësuesit e maxhoranës dhe opozitës iu përgjigjën pozitivisht kërkesave të Dumanit dhe u zotuan se do të punojnë që paketa ligjore të miratohet sa më shpejt. Ai gjithashtu foli rreth bashkëpunimit me agjencitë e huaja dhe zgjerimin e marrëdhënieve me prokuroritë partnere, ku theksoi se ka pasur hapa pozitivë.
“Të gjithë synojmë patjetër të rrisim gjeografinë e vendeve të rajonit ku të bashkëpunojmë. Sa i takon vendeve të BE apo Britanisë kemi shumë skuadra të përbashkëta dhe synojmë të zgjerohemi me vendet nordike. Kemi bashkëpunim shumë të mirë me këto agjenci”, nënvizoi kreu i SPAK.
Teksa, në mbyllje, tha se SPAK gjatë 9-mujorit ka qenë e vëmendshme dhe vëmendje ka marrë identifikimi i vlerës së produktit të veprës penale me qëllim final sekuestrimin e pasurive të vendosura nga korrupsioni. Janë dhënë katër vendime për sekuestro preventive.
KLGJ u jep magjistratëve 24 orë afat për preferencat
Këshilli i Lartë Gjyqësor miratoi 40 vende vakante për magjistratët e rinj, duke lënë jashtë gjykatat e karrierës së Tiranës dhe Durrësit. Magjistratët kanë vetëm 24 orë kohë të aplikojnë për vendet e punës dhe plotësojnë formularët e papajtueshmërisë ambjentale. Këshilli i Lartë Gjyqësor miratoi të mërkurën 40 vende vakante për magjistratët e diplomuar në verë të këtij viti.
Në mbledhjen që drejtohej nga zëvendëskryetari Ilir Rusi, në mungesë të kryetares Naureda Llagami, KLGJ listoi vendet e lira që përfshinin Gjykatat e Juridiskionit të Përgjithshëm, Shkodër, Kukës, Lezhë, Dibër, Elbasan, Fier, Korçë, Berat, Gjirokastër, Vlorë dhe Sarandë.
Ndërkohë dy vende të lira u njoftuan në Gjykatën Administrative të Lushnjes. Në gjykatat e karrierës Tiranë dhe Durrës nuk u njoftuan vende vakante për magjistratët e rinj. Relatori i projekt vendimit, anëtari i KLGJ-së, Klodian Kurushi tha në fjalën e tij se të 40 magjistratët e diplomuar dhe emëruar, do të caktohen në pozicionet e përhershme “në vendet e paraqitura nga komisioni si pjesë përbërëse e këtij projekt vendimi”.
Por Kurushi pranoi se KLGJ nuk ishte në afate. “Nuk jemi në afatin e duhur kohor”, tha ai duke iu referuar vonesës me gati katër muaj për caktimin e këtyre magjistratëve në detyrë. Kandidatët për magjistratë duhej të ishin caktuar në vendet e tyre që në korrik të këtij viti, siç ndodhi me kolegët e diplomuar si prokurorë.
Në shtator, KLGJ u justifikua se para se të caktonte këto vende të lira, duhej të mbyllte procedurat e transferimit të gjyqtarëve aktualisht në detyrë, edhe pse nuk dha një bazë ligjore mbi të cilën bazohej vonesa. Kurushi tha se për shkak të vonesës së deritanishme, KLGJ duhej të nxitonte me procedurat në vijim.
Për këtë arsye, ai propozoi që magjistratëve t’u jepej vetëm 24 orë për të zgjedhur preferencat mes vendeve bosh të caktuara nga KLGJ. Sipas vendimit që u miratua unanimisht, magjistratët duhet të rendisin preferencat për vendet e lira deri të enjten në orën 12.00 të mesditës.
Kurushi tha se pas kësaj do të përgatitej relacioni dhe më pas do të procedohej me betimin e magjistratëve të rinj. 40 magjistratët e rinj ishin planifikuar tre vjet më parë si një mundësi për të lehtësuar sadopak sistemin e mbingarkuar gjyqësor në vend që llogaritet se ka 120 mijë dosje stok për shkak të gjyqtarëve të shkarkuar nga vetingu, por ndryshe nga sa pritej, procedurat e emërimit të tyre u zvarritën./BIRN
KLSH: Në 8 muaj, 19.5 miliardë lekë
humbje dhe abuzime nga institucionet e shtetit
19.5 miliardë lekëve, ose rreth 180 milionë eurojanë dëmet e shkaktuara nga institucionet e shtetit në vetëm 8 muajt e parë të vitit 2023. Në analizën e Kontrollit të Lartë të Shtetit për harkun e muajve janar-gusht rezulton se gati 4.8 miliardë lekë janë dëm ekonomik, ndërsa 14.7 miliardë menaxhim jo i duhur i fondeve publike.
‘Fakti që procedurat e prokurimit vijojnë të shfaqin ende probleme, por edhe punësimet nepotike dhe klienteliste vijojnë. Patjetër që do të kemi dëm ekonomik i cili mund të jetë edhe më i lartë se kaq’, tha eksperti Zef Preçi.
Sipas KLSH, pjesa më e madhe e dëmit ekonomik të gjetur deri në gusht ka ndodhur te shpenzimet, para te pagesat e institucioneve për punët e kryera nga kompanitë. Pjesa tjetër, 3.7 miliardë lekë janë si mos-administrim i duhur i të ardhurave.
‘Këto veprime dhe mosveprime kanë dy të këqija. Sjellin korrupsion dhe deformim të zgjedhjeve të lira e të ndershme’, deklaroi Preçi. Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kërkuar vendosjen e 542 masave disiplinore dhe 41 të tjerave administrative ndaj nëpunësve të institucioneve ku është gjetur dëm ekonomik.