A ka nisur një romancë të re? Flet për herë të parë Olsi Bylyku

Prej muajsh tashmë Olsi Bylyku ka qenë në qendër të mediave rozë për ndarjen nga ish-partnerja e tij Egli Tako për të pasuar me bujën e madhe që bën aludimet për lidhjen e tij të re me një gazetare.

Së fundmi këngëtari ka postuar një story në faqen e tij të instagramit ku shkruan: Si më duket vetja kush shof lajmet…Këtë fjali artisti e lidh me tekstin e këngës që dëgjohet në makinën e tij.

“Një në Itali një në Gjermani, një është kaçurrelse një është bjonde 7 kushërira” -dëgjohet teksti i këngës në sfond./  S.M