La këpucën në ditëlindjen e Princit/ Zbulohet kush ishte “Hirushja” në ballon daneze

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Javën e kaluar familja mbretërore daneze tërhoqi vëmendjen e të gjithëve me festimet e organizuara për ditëlindjen e 18 të princit Christian.

Buja e madhe u shkaktua nga një sandale, që ishte lënë pas ballos mbretërore në pallat nga një prej vajzave të ftuara në festë.

Pallati mbretëror u vu menjëherë në lëvizje për të gjetur “Hirushen”, por ndryshe nga përalla, ata nuk shkuan për të trokitur derë më derë, por thjesht postuan foton e këpucës në Instagram, duke i kërkuar vajzës që ta merrte.

Tashmë “Hirushja” ka shfaqur veten duke zbuluar se ajo që la këpucën pas, në përpjekje për t’i tërhequr vëmendjen princit, ishte aktorja Anne-Sofie Tornso Olesen, 18 vjeç.

Anne-Sofie ka folur për ngjarjen, teksa ka pranuar se e la qëllimisht sandalen në pallat, pasi ishte e ftuar në festë për të përfaqësuar zonën ku jeton jashtë kryeqytetit danez.

“E fitova ftesën në një shorte. Mendova se ishte pak qesharake si gjë  dhe fola me familjen dhe miqtë e mi për këtë më parë, dhe ata ranë dakord që unë ta bëja atë. Është një shans që nuk vjen dy herë”- tha ajo.

Mbetet për t’u parë nëse princi 18-vjeçari, i dyti në radhën e fronit do t’ia kthejë këpucën personalisht Anne-Sofie, babai i së cilës është një tregtar vere.

Në ballon mbretërore, ajo kishte veshur një fustan të zi të tejdukshëm dhe madje përshëndeti Mbretëreshën e Danimarkës Margrethe II, djalin e saj, Princin e Kurorës Frederik dhe djalin e tij Princin Christian, të cilët nuk e kishin parasysh planin e saj./  S.M

Të fundit

Korçë, makina përplas këmbësoren me pasojë jetën

Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën që të çon drejt fshatit Voskop. Sipas informacionit paraprak, një automjet...

Anglishtja, kusht për shoferët e kamionëve!

Administrata amerikane ka paralajmëruar se disa shtete mund të përballen me ndërprerje të fondeve federale nëse nuk zbatojnë rregullat e reja. Departamenti i Transportit bëri...

Putin “zbret” në festivalin e Venecias, Gaza dominon eventin

Venecia ka shtruar tapetin e kuq dhe është gati të mirëpresë ajkën hollivudiane, në edicionin e 82-të të festivalit prestigjoz të filmit. Yje të kinemasë,...

Piktura holandeze e vjedhur nga nazistët gjendet në Argjentinë

Më shumë se 80 vjet pasi u vodh nga nazistët nga një tregtar i artit hebre në Amsterdam, një portret i një mjeshtri italian...

Trump: Dënime me vdekje për vrasësit në Uashington

Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë të martën se do të kërkojë dënime me vdekje për vrasësit në Uashington, në kuadër të luftimit të...

Lajme të tjera

Web TV