“Mora fjalë” bëhet himn, Shkurte Fejza rrëfen emocionet te “Air Albania”

Kënga “Mora fjalë” e kënduar nga Shkurte Fejza është kthyer tashmë një nga këngët më të dashura për shqiptarët në të gjithë botën.

Fejza e cila këndoi në stadium kur Shqipëria u përball me Çekinë theksoi se ishte një emocion i papërshkrueshëm të këndoje para mijërave tifozëve.

Ajo tha se ishte hera e parë në stadium duke shtuar se ndihet shumë falënderuese ndaj adhuruesve të saj.

“Kam pasur shumë emocion, ishte diçka shumë e bukur por shumë emocionuese. Ishte hera e parë që isha në stadium.

Çfarëdo që të them do jetë pak nga ajo që kam ndjerë.  Kisha shumë dëshirë të isha në mesin e tifozëve kuq e zi që të ishim bashkë. I përcillja ndeshjet tjera dhe ishte sikur unë mungoja aty. I falënderoj të gjithë adhuruesit e këngës time. Jam shumë falënderuese.

Kjo këngë ka shkuar gradualisht duke u rritur e tani është në të tjera valë. U bën shumë kompontet që ndikuan që kënga të realizohet mirë dhe të jetë e dashur për të gjithë. Nuk pata mundësi t’i takoja sportistës dhe më ka ngelur shumë merak”-tha Fejza. /  S.M