“Ndryshimi është si nata me ditën”/ Berisha: Basha fatkeqësi e opozitës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh në konferencën e përjavshme me gazetarët se Lulzim Basha i kishte vënë gjobë atij të kullave, prandaj e sulmonte.

Berisha nënvizoi më tej se ka sulumuar edhe biznesmenin Agron Papuli edhe pse shkon dhe merr vila tek ky i fundit. Kreu i PD-së nuk ka ngruruar ta quajë Bashën një fatkeqësi për opozitën.

“Ndryshimi është si nata me ditën. I madh shumë. I pari, ai tradhtoi aksionet e demokratëve, kurse unë u dal zot atyre gjer në ditën e fundit të jetës sime. I kam dalë zot atij aksioni edhe kur nuk kisha asnjë funksion drejtues.

Ndryshimi është shumë i madh. Këto që them janë të vërteta. Koha provoi se ai ishte një fatkeqësi, nuk po e lëshoj gojën më shumë.

Ai përdori qenien në krye të PD, lëvizjen, forcën politike për qëllime tërësisht personale. Këto janë të faktuara dhe do faktohen gjëra të tjera. E dëgjuat historinë e kullave? Ky i kishte vënë gjobë atij, prandaj e sulmonte.

Apo, e theksova edhe mbrëmë, Papulin? Papulin e paska sulmuar nja dy-tre herë në parlament Paplulin se po ndërtonte ai kulla. Kur del, shkon dhe merr dy-tre vila te Papuli.

Ndryshimi është si nata me ditën. Ai është një fatkeqësi për opozitën. Nga ta dinin demokratët se ka një njeri të tillë? Nga ta dija unë se ai ishte i tillë? Tani dalin gjërat”, u shpreh Berisha./ S.M 

Të fundit

Reagimi nga SHBA: Kosova nuk është partner i besueshëm

“Kosova po humb mundësi si pasoje e ngërçit politik në vend.” Ky është qëndrimi i të ngarkuarës me punë në...

Ledri Vula tërheq vëmendjen e aktores turke në Sunny Hill/Reperi i përgjigjet në turqisht

Sunny Hill Festival përmbylli me sukses edicionin e sivjetmë, duke sjellë në skenë emra të njohur dhe performanca të paharrueshme për një publik të...

Historia e Amirit që tronditi botën/ Familja ende po kërkon trupin e tij

Familja e një djali 10-vjeçar i cili u vra ndërsa përpiqej të merrte ndihmë nga Fondacioni Humanitar i Gazës (GHF) i mbështetur nga Izraeli...

SHBA, shpërthimi i sëmundjes së legjionarëve në Nju Jork, dy viktima brenda një jave

Një tjetër vdekje – në zonën e Harlemit – nga shpërthimi i sëmundjes së Legjionarëve u konfirmua nga Autoritetet e Nju Jorkut, ndërsa në...

Thirrjet antishqiptare, arrestohet një person i dyshuar në Kumanovë

Ministria e Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut njoftoi sot (5 gusht) arrestimin e një personi dhe shoqërimin e disa të tjerëve, pas...

Lajme të tjera

Web TV