Prokuroria e Elbasanit shpall moskompetencë për dosjen, Laert Haxhiu i kalon SPAK

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Prokuroria e Elbasanit shpall moskompetencë për dosjen e grupit të Laert Haxhiut.

Prokuroria e Elbasanit ia ka kaluar tashmë dosjen SPAK.

NJOFTIMI I PLOTË:

PROKURORIA PRANË GJYKATËS SË SHKALLËS SË PARË E JURIDIKSIONIT TË PËRGJITHSHËM ELBASAN

Prokuroria e Elbasanit shpall moskompetencë për “grupin e strukturuar kriminal” përgjegjës për disa ngjarje të rënda – dosja i kalon SPAK

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, mbi bazën e materialit hetimor të ardhur nga Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan, ka regjistruar procedimin penal nr.1599, të vitit 2021, që bën fjalë për veprat penale të parashikuara nga nenet 78 e 25, dhe 278 të Kodit Penal.

Si rezultat i hetimit në kuadër të këtij procedimi, ka dyshime të arsyeshme se personat nën hetim, janë autorë të vrasjes së shtetasit A. S., ngjarje e ndodhur në datë 17.10.2021 në Peqin.

Gjithashtu, nga hetimet e kryera me metoda speciale të hetimit, dyshohet se keta shtetas në bashkëpunim me shtetas të tjerë janë autorë të disa ngjarjeve të rënda kriminale (vrasje, shkatërrim prone me eksploziv, vjedhje me dhunë, sigurim kushtesh dhe mjetesh për të kryer vrasje, etj.) të ndodhura në periudhën kohore 2021-2023 në disa qytete të ndryshme te vendit si Elbasan, Tiranë, Lushnje, Tepelenë, Korçë dhe Durrës, për të cilat ka procedime të regjistruara nga prokuroritë përkatëse të juriksionit të përgjithshëm, procedime që kanë kaluar për kompetence lëndore Prokurorisë së Shkallës së Parë të Juriksionit të Pergjithshëm Elbasan dhe janë bashkuar në një procedim të vetëm me Nr.1559 të vitit 2021 për veprat penale të parashikuara nga nenet 78 e 25, 78/a e 25, 78 e 22 e 25, 152 e 25, 80 e 25, 139 e 25 dhe 278 të Kodit Penal.

Lexo edhe :  Tom Doshi debitor, nuk paguan faturat e ujit, UKT ultimatum

Duke vlerësuar se në rastin konkret janë konsumuar elementet e veprës penale të parashikuar nga neni 333/a i K.Penal “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 334 të Kodit Penal, kemi çmuar të ri-vlerësohet çështja e kompetencës lëndore për këtë procedim penal.

Më datë 18.10.2023 është vendosur deklarimi i moskompetencës lëndore për hetimin e procedimit penal nr.1559 të vitit 2021 të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan.

Kalimin e akteve për hetime të mëtejshme prokurorisë kompetente dhe konkretisht Prokurorisë së Posaçme Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) Tiranë./E.T

Të fundit

Përplasi makinat e parkuara i dehur, AMP arreston policin e “Shqiponja-ve”

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore për rajon Kavajë-Durrës ka njoftuar këtë të martë arrestimin në flagrancë të punonjësit të policisë,...

PD-në s’e ndihmon besnikëria ndaj Berishës, por ndaj qytetarëve

Nga Toni Drishti Ka një garë absurde në PD se kush i thur më shumë lavde Sali Berishës. Ivi Kaso një ditë më parë propozoi që...

Nesër i jepet lamtumira Dhimitër Anagnostit, homazhet do mbahen në Teatrin e Operas

Regjisori Dhimitër Anagnosti do të përcillet për në banesën e fundit ditën e martë. Homazhet do të mbahen në Hollin e Teatrit të Operas...

Turisti rumun vjedh motorin, pronari e ndjek me shokët! Denoncon se u rrah pa shkak

Një rumun 36 vjeçar i cili po kalonte pushimet në Shqipëri, denoncoi në polici se u dhunua nga disa persona të paidentifikuar në qytetin...

Zyrtare/ Leverkusen shkarkon trajnerin Erik ten Hag pas vetëm tre javësh

Erik Ten Hag zyrtarisht nuk është trajner i Bayer Leverkusen. Klubi gjerman e ka shkarkuar pas vetëm dy javësh në kampionat. Bajer Leverkusen ka ndarë...

Lajme të tjera

Web TV