Vetëm një kandidat, mbahen sot zgjedhjet për kreun e Akademisë së Shkencave

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mbahen sot zgjedhjet për kreun e ri të Akademisë së Shkencave, ku mësohet se kandidat i vetëm për këtë post është sërish Skëndër Gjinushi, i cili duket se ka bërë gati të gjitha kushtet për t’u rikonfirmuar sërish në detyrë, ndonëse me procedura të dyshimta dhe pa transparencë për publikun.

Zgjedhjet mbahen sot pa rivalë dhe fushatë brenda ose jashtë Akademisë së Shkencave, me opinionin shkencor, ku pjesëmarrësit në garë të shpalosnin platformat dhe idetë e tyre.

Mëson se rreth 15 akademikë kanë votuar paraprakisht me zarf në një procedurë krejt të dyshimtë, ndërkohë që votat do të administrohen nga një komitet Ad-Hoc dhe jo nga një komision votimi, që duhej të ishte ngritur për këtë rast.

Akademikët Nestor Thereska dhe Ardian Civici kanë propozuar Gjinushin për kryetar, ndërkohë i vetmi zë kundër kësaj procedure të ndjekur është akademiku Artan Fuga.

Ky i fundit mësohet se ka kundërshtuar procedurat që po ndiqen sot nga Akademia e Shkencave për t’i hapur rrugë kështu rikonfirmimit të Gjinushit si kryetar.

Aktualisht, zgjedhjet po zhvillohen pa praninë e mediave, në një qark të mbyllur që lë vend për shumë dyshime.

Kujtojmë se projektligji që parashikon ndryshime në ligjin e 2019-ës “Për Akademinë e Shkencave” u prit me kritika nga opozita dhe shumë akademikë, për formulimin që lidhej me mandatin e kryetarit të ASH-së.

Me këto ndryshime iu hap rrugë rikonfirmimit të Gjinushit në krye të Akademisë së Shkencave./   S.M

Të fundit

Artikulli te Fox News nuk është qëndrim amerikan, por opinion i maskuar si lajm

Më 20 qershor 2024, platforma amerikane Fox News publikoi në seksionin Opinion një shkrim të ish-ambasadorit shqiptar Agim Nesho,...

Presidenti iranian: Nuk do ta ndalojmë aktivitetin bërthamor

Presidenti iranian Masoud Pezeshkian ka paralajmëruar se përgjigjja e vendit të tij ndaj "agresionit" të vazhdueshëm të Izraelit do të jetë "më shkatërruese", ndërsa...

Zjarr në Himarë, rrezikohen ullishtet! Pritet ndërhyrje nga ajri

Një zjarr ka përfshirë zonën e Pilurit në Himarë, duke rrezikuar ullishtet e shumta të zonës. Për shkak të terrenit të vështirë malor, zjarrfikësit po...

Në Shqipëri po vijnë turistë të varur nga droga: pushime dhe trajtim

Po vijnë turistë, por edhe të varur nga drogat. Përherë dhe më shumë, kryesisht përdorues të heroinës e kokainës, po u drejtohen qendrave të...

Dortmund dhe Milan, dy klubet ku Bayern po gjurmon për blerjen e kushtueshme të verës

Bayern ka marrë dy refuzime deri tani: Florian Wirtz dhe Nico Williams. Bavarezët duhet të gjejnë urgjentisht një sulmues krahu. Sipas Kicker, Jamie Gittens...

Lajme të tjera

Web TV