Janë kthyer në “fiksimin” e vajzave, kush janë kampionët single të Kombëtares

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Përtej fushës së blertë, jeta e futbollistëve është lidhur gjithmonë ngushtë me median rozë.

Të shumta janë historitë e tyre me vajzat VIP që kanë shkaktuar “tërmet” në të gjithë botën.

Por për tu ndalur te djemtë e kombëtares që së fundmi kanë bërë krenarë shqiptarët duke i afruar një hap pranë Euro 2024, 2 janë ata që janë bërë viral në rrjetet sociale dhe mbeten ende single.

Bëhet fjalë për Asanin dhe Seferin.

Jasir Asani ka qenë një nga lojtarët më të spikatur të Kombëtares në fushatën kualifikuese të “Europianit Gjermani 2024”. Ai gjithashtu luajti titullar në miqësoren kundër Bullgarisë, ku u zëvendësua në pjesën e dytë.

Emri i tij është shndërruar në më të lakuarin në botën e futbollit, por duket se interes ka pasur edhe për jetën e tij private. 28-vjeçari nga Maqedonia e Veriut është ndër futbollistët më të mirë të kësaj kombëtareje, por duket se me jetën private ka ende shumë punë për të bërë.

Pas fitores së fundit, sulmuesi shqiptar ka zgjedhur që të festojë me këngëtaren e njohur shqiptare, Samanta Karavella, me këtë të fundit që ka postuar një foto ku shfaqet me Asanin dhe menaxherin e saj, Arian Demolli. Megjithatë, përtej kësaj fotoje, Asani është “single” dhe nuk ka asnjë partnere në krah. Megjithatë, tashmë me gjasa kërkesat për të janë shtuar.

Goli i dha një vëmendje të madhe edhe Taulant Seferit. Djali nga Maqedonia e Veriut është shndërruar në të preferuarin e femrave.Dhe lajmi i mirë është që Seferi është beqar. Në rrjetet e tij sociale, nuk ka asnjë gjurmë femre, duke na zbuluar se është ende në dispozicion për të gjitha të interesuarat./E.T

Lexo edhe :  Lewandowski: Doja të shkoja te Manchester United, por klubi...

Të fundit

Shtëpia e Bardhë kërcënon të pastrehët me burgim

Me urdhër të Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, trupat e Gardës Kombëtare kanë zënë pozicione në Uashington. Sipas Pentagonit,...

Fermeri përdhunoi për dy dekada gruan dhe vajzën e mitur

Një ngjarje tronditëse raportohet se ka ndodhur në Zelandën e Re. Një fermer qumështi po përballet me çështjen në të cilën akuzohet për përdhunimin...

Trump e kërcënon Moskën me pasoja para takimit

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se një “takim i dytë i shpejtë” me Vladimir Putinin dhe Volodymyr Zelenskyn ka të ngjarë të pasojë...

Vuçiç: S’do kandidoj më për President! Nuk jam diktator

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka deklaruar së fundmi se nuk ka ndërmend të kandidojë sërish për të njëjtin post. Vuçiç u shpreh se...

Tirana regjistroi ditën më të nxehtë në histori!

Tirana ka regjistruar të hënën ditën më të nxehtë në histori, gjithashtu edhe dita më e nxehtë e Gushtit deri tani. Të hënën më 11...

Lajme të tjera

Web TV