‘Doja të dukesha më e re”/ Gruaja shet shtëpinë që të paguante ndërhyrjet estetike (FOTO)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të ndiheni mirë me veten dhe të keni besim në trupin tuaj, nuk duhet të jetë e shtrenjtë. Megjithatë, shumë procedura estetike dhe operacione plastike mund të kushtojnë shumë para.

Për shembull, Kelly Beasley, nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, vendosi që të shiste shtëpinë e saj që të paguante këto procedura. 50-vjeçarja besonte se ia vlente për çdo dollar që shpenzoi.

Ishte në fund të të 40-tave kur Kelly e kuptoi se nuk ishte më e kënaqur me pamjen e saj.

“Rreth të 48-ës, fytyra ime filloi të binte shpejt. Ndryshimet ishin befasuese. Fillers nuk do të bënin ndryshim”, ka treguar Beasley, e cila nisi procedurën e ndryshimit të pamjes së saj.

Fillimisht ndryshimet ishin mbresëlënëse dhe ajo shpejt filloi që të eksploronte mundësinë për t’iu nënshtruar një ndërhyrje për fytyrën. Çmimet që ajo mori për procedurën ishin jashtëzakonisht të larta.

“Bright Side” shkruan se Kelly iu nënshtrua operacionit në Meksikë, ku kostoja ishte më e arsyeshme, 14 mijë dollarë. Madje Beasley shiti shtëpinë e saj në mënyrë që të kishte mbështetje financiare për procedurën.

Operacioni zgjati katër orë dhe çuditërisht, Kelly Beasley raportoi se nuk ndjeu dhimbje më pas, vetëm një siklet të lehtë. Asaj iu desh që të rrinte me fytyrën e mbështjellë për disa javë dhe të priste me durim të shikonte përfundimisht rezultatet.

“Rezultatet janë përtej asaj që prisja. Nuk prisja të dukesha më e re. Njerëzit më thonë se dukem në të 30-at e mia. Më pëlqen pamja ime dhe dukem më e bukur”, ka thënë ajo pasi ka parë rezultatin përfundimtar.

Por kur ajo postoi një video në “TikTok” ku dokumentonte rezultatet e saj, disa përdorues të internetit e kritikuan vendimin e saj.

Lexo edhe :  Flota zbarkon veteranët në Francë pas 80 vitesh

“Unë do të bëj atë që dua të bëj. Pse të mos jetoni jetën më përrallore? Një pjesë e kësaj për mua është kryerja e operacionit plastik”, ka thënë ajo, duke iu përgjigjur atyre që e kritikonin./   S.M

Të fundit

“Motiv” nga Alban Skënderaj/ Ledion Liço dy fjalë për këngëtarin

Alban Skënderaj zgjodhi që koncerti i tij, i cili ka nisur mbrëmjen e sotme, të mbajë një titull shkëputur...

4 të vdekur dhe mbi 20 të plagosur në një përplasje trenash në Çeki

Një përplasje ndërmjet një treni udhëtarësh me një tren mallrash në Republikën Çeke, la pas vetes të paktën katër të vdekur dhe 23 të...

Dritan Goxhaj: “Priten përplasje”

TIRANË- Presidenti i SHBA, Joe Biden, ka dhënë alarmin se nëse  Ukraina bie përballë Rusisë, atëherë Polonia rrezikon të hyjë në luftë. Ky paralajmërim...

Gati 34 qendra shëndetësore verore për sezonin e ri turistikWe

34 qendra shëndetësore verore janë gati tanimë në funksion të sezonit të ri turistik që sapo ka nisur. Nga Thethi deri në Ksamil, turistët të...

Alizoti: Këtu nuk vriten kandidatët sepse nuk luftohet droga

Deputeti i Grupit Parlamentar të PD-së, Tomor Alizoti, nga studio e emisionit “Open” në News24 u shpreh se Shqipëria ka të njëjtat kushte si...

Lajme të tjera

Web TV