test

Disa arsye pse mund të jeni beqarë, sipas shkencës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mund të jesh duke shijuar beqarinë, ose mund të jesh në kushtet jo të dëshiruara romantike, ndaj edhe ke mbetur “vetëm”.

Ama, nëse do të dalësh nga ajo situatë dhe do të gjesh partnerin e duhur, si fillim duhet të zbulosh pse je beqare. Shkenca thotë se arsyet kryesore janë këto:

– Mbase ti nuk do të jesh e lidhur

Pavarësisht presionit të shoqërisë, ka disa njerëz që e shijojnë shumë beqarinë. Nëse e gjen veten te kjo listë, nuk të duhet të bësh asgjë për ta ndryshuar situatën.

– Të njihesh me dikë nuk është prioriteti yt

Mbase je shumë e zënë. Mbase karriera po merr vëmendje më të madhe se çdo gjë tjetër. Nuk ka asgjë të keqe, por mund të ndodhë që të jesh duke përdorur gjithçka në përditshmëri si një shpërqëndrim ndaj jetës romantike. Nëse është kjo ajo që po ndodh, duhet të marrësh masa dhe të rishikosh vendimet.

– Frika e refuzimit

Po, dashuria mund të jetë e frikshme ndonjëherë. Të ndërmarrësh rreziqe, vjen bashkë me frikën e refuzimit. Duke qenë se truri dhe trupi ynë është i ndërtuar që të na mbrojë nga përsëritja e gabimeve, kur kemi përjetuar një zhgënjim, kemi tendencën të friksohemi për të mos e vënë veten në të njëjtën situatë.

– Ti zgjedh partnerët e gabuar

Nëse ke përjetuar disa herë zhgënjime, le të themi që e ardhmja duket ca më e errët dhe beqaria shijon më shumë.

– Probleme të pazgjidhura nga e shkuara

Mbase mund të kesh të bësh fëmijëri e rrëmujshme, apo adoleshencë e dhimbshme. Shkenca ka vërtetuar se e shkuara kthehet në barrë që të ndalon të shohësh qartë situatat e të tashmes dhe të marrësh vendime.

Lexo edhe :  Kate Middleton është tjetërsuar nga kimioterapia, ka humbur peshë dhe i kanë rënë flokët

– Je shumë tekanjoz/e

Gjithmonë gjen diçka që nuk shkon te personi që po të ngacmon. Askush nuk është mjaftueshëm i/e mirë për ty. E dije që ky mund të jetë problem i yti më shumë se i personit që po njeh? Marrëdhëniet dhe dashuria janë punë e vazhdueshme dhe perfeksioni nuk ekziston./E.Ç

Të fundit

Fëmija që u bë nënë 2 herë/Djali tregon historinë:Mami na solli në jetë kur ishte 15 vjeç

Aureli është vetëm 20 vjeç, por ka parë e përjetuar gjëra përtej moshës së re. Ai vjen nga Gjermania...

Si përfitohen?/ Skema e qeverisë për pensionistët kryefamiljarë

Përfituesit e pensioneve, përveç masës së caktuar nga sigurimet shoqërore, çdo muaj përfitojnë të ardhura shtesë që vijnë në disa forma, si kompensime apo...

Pronari i restorantit në Dortmund: Shqiptarët kanë pirë shumë birra, humba bastin

Armando, pronari i njërit prej restoranteve në Dortmund, aty ku qëndruan shqiptarët para ndeshjes me Italinë, deklaroi se kishte hedhur bast se Shqipëria do...

Tërmet me magnitudë 6 ballë “shkund” këtë vend, ja ku ishte epiqendra

Një tërmet i madh është regjistruar në brigjet e Perusë. Më konkretisht, bëhet fjalë për një tërmet me magnitudë 6 ballë të shkallës Rihter, siç...

Gomëdjegësit opozitarë

Nga Fatos Tarifa Çfarë opozitarizmi ndaj qeverisë që sot drejton Shqipërinë dhe ndaj kryetarit që drejton bashkinë e kryeqytetit shprehin ato grumbullime kaotike e të...

Lajme të tjera

Web TV