Kupola e Policisë përfundon në SPAK/7 drejtues të lartë që kanë rënë në përgjimet e ‘Sky’

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Plot shtatë drejtues të lartë, pjesë e kupolës së Policisë së Shtetit që kanë rënë në përgjime me kriminelë në aplikacionet “Sky” dhe “EnchroChat” kanë përfunduar në Strukturën e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, ndërkohë që janë marrë në pyetje sa i takon këtij skandali të paprecedentë, duke bërë që përveçse vendit të punë, ata rrezikojnë edhe burgun.

Grupet kriminale shqiptare kanë gjetur mënyra të ndryshme për t’iu shmangur autoriteteve ligjzbatuese. Ata përdornin disa aplikacione që janë pa server, të tilla si “Matrix”, “Sky”, “EnchroChat”, të cilat nuk mund të gjurmohen dhe e lënë “anonim” përdoruesin.

Kështu aplikacionet i japin mundësi krimit të komunikojë në distancë i pa shqetësuar se aktiviteti i tyre mund të zbulohet. Megjithatë gjatë viteve të fundit disa vende europiane dhe agjenci ligjzbatuese arritën të thyenin aplikacionet “EnchroChat” dhe “Sky”. Qindra persona u arrestuan në Holandë dhe Belgjikë.

Këto dy aplikacione rezulton se janë përdorur nga rreth 230 mijë persona në mbarë botën. Në duart e hetuesve tashmë janë miliona mesazhe me sfond kriminal. Së fundmi prova e Prokurorisë së Posaçme shqiptare (SPAK) që çoi në pranga një prokuror dhe ish-shefin e Forcës Operacionale në Policinë e Shtetit, ishin informacione të përcjella nga autoritetet franceze, belge e holandeze të drejtësisë, bisedat e të dyshuarve në platformat dikur të pagjurmueshme “Sky” dhe “EncroChat”.

Me besimin e një komunikimi të sigurtë, anëtarët e grupit kriminal kanë marrë e dhënë porosi për vrasje, planifikuar krime, si edhe raportuar realizimin e tyre në kohë reale. “U kry”, ishte një nga këto mesazhe, ku i tregohej të tjerëve se vrasja ishte realizuar me sukses. Po ashtu në përgjime kanë rënë edhe shumë drejtues të lartë të policisë, të cilët siç mësoi gazeta “SOT” janë duke u hetuar nga Prokuroria e Posaçme.

Për këtë arsye dje disa prej tyre janë marrë në pyetje, ndërkohë që pas dëshmisë që kanë dhënë në SPAK, ata janë thirrur dje një nga një” në zyrë, teksa u ka kërkuar llogari dhe madje të dorëhiqen, për shkak se në ditët në vijim do t’iu duhet të përballen me “darët” e drejtësisë.

Mësohet se për të mos shkaktuar zhurmë të madhe, disa prej tyre mund të japin dorëheqje në heshtje të plotë, ndërsa disa të tjerë do të shkarkohen. Kjo do të thotë se tashmë pas shumë vitesh, për herë të parë pritet që drejtësia të bjerë mbi vetë ushtruesit e ligjit dhe pikërisht mbi kupolën e Policisë së Shtetit.

Lexo edhe :  Socialistët festojnë sot fitoren e mandatit të katërt

Paralajmërimi

Por kërcënimin se në momentin që këta bashkëpunëtorë të krimit do të ekspozohen, natyrisht që do të shkarkohen dhe do të zëvendësohen në detyrat që mbajnë, e ka bërë pak ditë më parë edhe publikisht ministri i Brendshëm, Taulant Balla, i cili paralajmëroi një furtunë në Policinë e Shtetit.

Balla theksoi se çdo punonjës policie që ka pasur një profil apo akses në rrjetet “EncroChat” apo “Sky ECC” do të përjashtohet nga radhët e kësaj strukture. Të dhënat e para, sipas tij, janë se ka disa, por hetimet vazhdojnë.

“Kemi një numër të konsiderueshëm të punonjësve të policisë të arrestuar për shkak të shkeljeve, ku ka edhe shkelje të procedurave të kalimit kufitar. Procesi i vetëpastrimit të Policisë është një prej çështjeve më të rëndësishme që unë vlerësoj që janë pjesa e kalimit të policisë në një nivel tjetër, ku qytetarëve të ju kthehet besimi tek policia.

Në këto 30 e kusur vite ka pasur dhe ka punonjës policie të cilët rezultojnë të jenë të përfshirë ose në kontakte me botën e krimit dhe duhet të ju informoj se i kam kërkuar Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit dhe Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore që ne të kemi informacionin sa shpejt të jetë e mundur dhe po e them këtu në Kuvendin e Shqipërisë që për çdo punonjës Policisë së Shtetit, i cili do të rezultojë të ketë pasur akses në rrjetet komunikimi qoftë ‘Sky’ apo ‘EncroChat’ do të përjashtohet nga Policia e Shtetit edhe në rast se në ato komunikime nuk rezulton të ketë një aktivitet kriminal, por thjesht dhe vetëm fakti që ka aksesuar një rrjet të tillë, kjo është pjesë e angazhimit tim që ditën e parë të punës që lidhet me Kodin Etik të Policisë së Shtetit.

SPAK po zhvillon hetime të thelluara dhe besoj se shumë shpejt do të kemi disa rezultate konkrete, ku do të vetëpastrohet jo vetëm policia prej tyre, por edhe shoqëria.

Vetëpastrimi është i rëndësishëm dhe pastaj që mbi bazën e këtij lloj vetingu të ri në Policinë e Shtetit, të krijojmë një strukturë të re të Policisë së Shtetit dhe këtu dua ta informoj kuvendin me një njoftim që kam bërë dje për krijimin e një strukture të re brenda Policisë së Shtetit. Ne do të kemi një forcë kombëtare të sigurisë publike e cila do të riparojë efikasitetin dhe eficencën e policisë në nivel vendor”, deklaroi Balla./   S.M

Të fundit

35-vjeçari mbyt ish-të dashurën, e fut trupin në bagazh dhe e hedh në një lumë me piranja

Rasti i vrasjes që doli në dritë në Brazil po shkakton tronditje dhe tmerr, me autorin e krimit një...

BE ka frikë nga Trump: Duam marrëveshje

Disa vende të Bashkimit Europian kanë sinjalizuar se duan të arrijnë një marrëveshje të shpejtë me SHBA-në për të shmangur kërcënimin e Donald Trump...

Ka vetëm një rrugë për shpëtimin e PD, ekspertët japin zgjidhjen

BIRN - Në peizazhin aktual politik paszgjedhor në Shqipërisë, BIRN shqyrton pse, pas një tjetër humbjeje shkatërruese, Partia Demokratike rrezikon të humbasë rëndësinë nëse...

Paralajmërimi nga bota: epidemitë rikthehen për shkak të rënies së vaksinimit

Komuniteti global po përballet me një krizë serioze të shëndetit publik, pasi sëmundjet që konsideroheshin pothuajse të zhdukura po rishfaqen dhe po kërcënojnë jetën...

Çmimet e larta të biletave, reagon Duka: Është rritur ekonomia, edhe kombëtarja

Presidenti i Federatës së Futbollit, Armand Duka, në një intervistë për RTSH me gazetarin Kristo Thoma, ka trajtuar çështje të ndryshme që lidhen me...

Lajme të tjera

Web TV