“Lëvizini automjetet para orës 22:00″/ Vocaj APEL shoferëve për Maratonën e Tiranës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Këtë të dielë Maratona e Tiranës mirëpret më shumë se 4,000 pjesëmarrës jo vetëm nga Shqipëria, por gjithashtu dhe nga vende të huaja, gati për të sfiduar veten dhe për të arritur momente të rëndësishme në jetët e tyre.

Në lidhje me këtë ka folur për mediat përgjegjësi i Qarkullimit në Policinë Bashkiake, Gentian Vocaj. Ky i fundit tha se janë 4 mijë pjesëmarrës në Maratonë, ku rreth 700 janë të huaj.

Vocaj nënvizoi se rreth 500 punonjës të policisë bashkiake shtuar këtu edhe kolegët e tyre të Policisë Rrugore do të jenë në terren për mbarëvajtjen e eventit sportiv.

Vocaj bëri me dije se devijimi i trafikut do të fillojë në orën 08:00 të së dielës. Ai apeloi për drejtuesit e makinave në këtë itinerar që t’i lëvizin ato.

“Maratona do fillojë në Sheshin ‘Skënderbej’, do të vazhdojë në bulevardin ‘Zogu i Parë’, në Bulevardin e Ri, në rrugën ‘Dedë Gjo Luli’, në Rrugën e ‘Durrësit’, në Rrugën e ‘Kavajës’, rrugën ‘Ibrahim Rugova’, në Bulevardin ‘Bajram Curri’, ‘Gjergj Fishta’, në sheshin ‘Nënë Tereza’, do vazhdojë në rrugën ‘Papa Gjon Pali’ dhe në ‘George Bush’. Ky do të jetë itenerari i Maratonës.

Kam një apel për qytetarët që kanë automjetet e parkuara në këtë itinerar, t’i lëvizin automjetet e tyre para orës 22:00 të mbrëmjes së sotme, pasi në rast të kundërt automjetet e tyre do të lëvizen me karroatrec.

Për ditën e maratonës kërkojmë bashkëpunimin dhe mirëkuptimin e gjithë qytetarëve. Mos ta shohin këtë si një ditë stresi dhe bllokimi rrugësh, por ta shohin si një ditë feste dhe një ditë të bukur”, u shpreh ai./   S.M

Të fundit

“Mbushet” portali i denoncimeve/ “Hapësira ime publike”, mbi 3000 ankesa nga qytetarët

24 orë nga aktivizimi i portalit hapësira ime publike, qytetarët janë dyndur të denoncojnë onlinë mijëra raste të ndërtimeve...

Mesazhi i fundit i gazetarit të Al Jazeera-s që u vra nga izraelitët

Pesë gazetarë të Al Jazeera-s janë vrarë në një sulm izraelit pranë Spitalit Al-Shifa të Qytetit të Gazës, tha transmetuesi i Katarit. Korrespondentët Anas al-Sharif...

U anulua një muaj më parë, rihapet gara për koncesionin e autostradës Milot-Balldre

Një muaj pas anulimit, ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka rishpallur garën për koncesionin e autostradës Milot-Balldre me vlerë 364,732,924 euro pa TVSH. Kompanitë...

Shumica e të rinjve shqiptarë nuk do të kenë kurrë shtëpi të tyren!

Shqipëria dhe pjesa më e madhe e globit, po arrijnë në një pikë ku të paturit e një shtëpie po bëhet e pamundur për...

11 gusht 1965 – Trazirat racore në Watts, Los Angeles, 35 të vdekur

Një shpërthim i dhunshëm, një klithmë e dëshpërimit të akumuluar Më 11 gusht 1965, rrugët e lagjes Watts, në jug të Los Anxhelosit, shpërthyen në...

Lajme të tjera

Web TV