“Pendohet” Ronaldo Sharka! Fshin të gjithë postimet kundra Oltës!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mbrëmja e kaluar e “Dancing with the Stars” ka sjellë një debat të ashpër mes Olta Gixharit dhe Ronaldo Sharkës.

Ronaldo dhe Frenki kanë performuar në skenë një “Rumba” si Diego dhe Paloma.

Juria ka kritikuar ashpër kërcimin, duke e vlerësuar me pikë të ulëta. Valbona Selimllari i dha Ronaldos 7 pikë, Lori Bala 3 pikë, Ilir Shaqiri 6 pikë, Olta Gixhari 4 pikë.

Shkak i debatit të mbrëmshëm janë bërë pikërisht postimet e njëpasnjëshme nga ana e Ronaldos, i cili ka akuzuar hapur aktoren e njohur njëkohësisht edhe pjesëtaren e jurisë së “DWTS”, për bullizëm.

Ndërkohë që Olta sqaroi se gjithçka ishte në kuadrin e shakasë, Ronlado nuk është mjaftuar me kaq por ka vendosur t’i kundërvihet aktores hapur në spektaklin e mbrëmshëm.

Por ditën e sotme, Ronlado ka vendosur t’i fshijë të gjitha postimet lidhur me Oltën, nëpërmjet të cilave e akuzonte aktoren e njohur për bullizëm.

Nuk është ende e qartë arsyeja që ka detyruar moderatorin të marrë këtë vendim por mëngjesi i sotëm duket shumë i qetë, krahasuar të asaj një dite më parë.

Kujtojmë që ditën e djeshme ka “sulmuar” Olta Gixharin, e cila është ulur në karrigën e jurisë së “DWTS”, në lidhje me komentet e saj për peshën e moderatorit.

Olta, kjo grua bullizuese, e cila ka fobi njerëzit që duan e dashurojnë ushqimin dhe që kanë disa kilogramë të tepërta”, ky është shkrimi që Sharka ka shkruar bashkangjitur një videoje ku shfaqet Olta teksa komenton ushqimin që Ronaldo ka konsumuar para spektaklit.

Por Ronaldo nuk është ndalur me kaq. Ndërkohë që na ndajnë vetëm pak orë nga puntata e tretë e “DWTS”, Ronaldo ka vijuar postimet e njëpasnjëshme, duke u shprehur i lumtur për faktin se është bëri zëri i shumë njerëzve që bullizohen gjatë gjithë kohës për ushqimin.

Lexo edhe :  Jona Spahiu së shpejti nënë për herë të dytë

Jam i lumtur që këto ditë ndër të tjera, kam qënë zëri i atyre njerëzve, që janë shumë në fakt, që bullizohen gjatë gjithë kohës për ushqimin: pse ha, shiko sa je bërë, o lopë etj. Unë do vazhdoj të jem zëri juaj. Askush nuk ka dëshirë të jetë i shëndoshë apo i dobët”, shkruan Ronaldo.

Ndërsa në një tjetër postim, ai shton: “Kam një pyetje. Shumë prindër vuajnë nga fakti se kanë fëmijë mbipeshë dhe janë në luftë të përditshme me bullizimin. Si ndihen ato vallë kur dëgjojnë një Olta në ekran që tallet me “mbipeshën?/   S.M

Të fundit

Olta Xhaçka thellon avantazhin ndaj Blerina Gjylametit në Tiranë! Ja renditja

Vijon numërimi i votave preferenciale në Tiranë. Ish-ministrja Olta Xhaçka ka kaluar kolegen e saj, Blerina Gjylameti me 55...

Ja çfarë fiton një shtet kur merr çmimin e parë në Eurovision

Kur një vend fiton Eurovisionin, nuk është thjesht një trofe i bukur që zbukuron zyrat e televizionit kombëtar. Fitorja sjell një sërë avantazhesh të...

Elisa Spiropali: Papa i Ri, ura dashurie dhe dialogu në kohë trazirash

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka reaguar përmes një mesazhi në rrjete sociale me rastin e fillimit të Pontifikatit të Shenjtërisë së...

Pse ka më shumë vota të numëruara se sa vota në total? Shpjegon Celibashi

Kryetari i Komisionit Qendror Zgjedhor, Ilirjan Celibashi ishte këtë të diel në një lidhje direkte për Euronews Albania ku u pyet nga gazetarja Greta...

Joe Biden diagnostikohet me sëmundjen e rëndë!

Ish-presidenti Joe Biden diagnostikohet me kancer në prostatë. Një deklaratë nga zyra e tij tha se Biden, i cili u largua nga Shtëpia e Bardhë...

Lajme të tjera

Web TV