5 ushqime konsumimi i të cilave përshpejton rritjen e flokëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ushqimi dhe kujdesi i duhur janë jashtëzakonisht të rëndësishme nëse dëshironi që flokët tuaj të jenë të shëndetshëm dhe të trashë. Trashësia e flokëve varet nga mosha e personit, por edhe nga mënyra e jetesës. Konsumimi i tepërt i alkoolit, pirja e duhanit dhe stresi kanë një efekt të keq për flokët. Gjithashtu, tharëset e flokëve dhe mjetet e stilimit mund të dëmtojnë flokët tuaj.

Nëse keni probleme me rënien e flokëve dhe dëshironi të përmirësoni rritjen, ushqimet e pasura me vitamina dhe minerale esenciale do të jenë shumë të dobishme për ju.

Duke konsumuar këto pesë ushqime mund të rrisni rritjen, por edhe t’i bëni flokët më të fortë dhe më të trashë.

Kamomil

Kamomili është një bimë mjekësore që konsumohet zakonisht si çaj, dhe rekomandohet për pacientët që vuajnë nga dispepsi, ngërçet, dhimbjet e stomakut, si dhe është i mirë edhe për qetësimin. Megjithatë, kjo bimë e çmuar është e pasur me antioksidantë dhe zink që rivendosin folikulat dhe në këtë mënyrë parandalojnë rënien e flokëve. Falë tyre, flokët rriten më shpejt dhe bëhen më të shndritshëm.

Kastravec

Edhe pse është përbërësi kryesor në sallata, kastraveci përdoret shpesh edhe për kujdes. Është gjithashtu pjesë përbërëse e preparateve të shumta kozmetike. Ai përmban antioksidantë si vitamina C, mangan dhe beta-karoten dhe flavonoide të shumta, të cilat të gjitha mund të jenë të dobishme në mbrojtjen e folikulave. Kastravecat janë gjithashtu një burim i mirë i silikonit, një mineral që gjendet në indin lidhës që nxit rritjen e flokëve.

Spinaqi

Nëse vuani nga mungesa e hekurit, mund të shkaktojë rënie të flokëve. Kur nivelet e hekurit në gjak janë të ulëta, oksigjeni dhe lëndët ushqyese nuk arrijnë në destinacionet e tyre përfundimtare, kështu folikulat e flokëve janë të privuar nga lëndët ushqyese, duke rezultuar në rritjen e reduktuar të flokëve. Mund të ketë gjithashtu rrallim të flokëve, por rënie të shtuar. Prandaj, është shumë e rëndësishme të konsumoni ushqime të pasura me hekur, veçanërisht spinaq. Përveç hekurit, spinaqi përmban vitamina dhe minerale, duke përfshirë vitaminën K, vitaminën C, acid folik, mangan, magnez, bakër dhe beta karoten. Spinaqi gjithashtu vepron si një antioksidant, pasi është burim i flavonoideve dhe karotenoideve.

Agrumet

Vitamina C është e nevojshme për funksionimin normal të trupit, ndihmon në përthithjen më të shpejtë të hekurit, por gjithashtu nxit rritjen e flokëve. Njerëzit që konsumojnë sasi të mjaftueshme të vitaminës C kanë flokë të fortë, të trashë dhe të shëndetshëm. Nëse dëshironi që flokët tuaj të jenë të shëndetshëm dhe të harlisur, konsumoni sa më shumë portokall, limon dhe fruta të tjera agrume.

Arra

Aleat të shëndetit tonë janë sigurisht arrat, të cilat janë të pasura me acide yndyrore omega-3, dhe janë të nevojshme për funksionimin normal të organizmit tonë. Acidet yndyrore omega-3 kanë një efekt mbrojtës në shëndetin e sistemit kardiovaskular, por edhe në sistemin e tretjes. Megjithatë, konsumimi i arrave mund të ndihmojë në uljen e humbjes së flokëve dhe përmirësimin e rritjes së flokëve./I.S

Lexo edhe :  Çfarë po ndodh në Shqipëri? Nga fëmijët, te 30-vjeçarët. Vendi humbet brezin e ri

Të fundit

Blushi: Meta u divorcua nga Kryemadhi pasi u zbulua përdorimi i kartave

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka deklaruar në emisionin "Real Story" se përdorimi i kartës...

Egnatia eliminohet me turp nga Champions League

Egnatia është eliminuar me turp nga Champions League. Kampionia e Shqipërisë është mposhtur me rezultatin 5-0 në ndeshjen e kthimit të fazës se parë,...

Aksident në Vlorë, automjeti përplaset me motorin! Plas grushti pas ngjarjes

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e së martës në Vlorë, në zonën e plazhit të vjetër, ku një automjet është përplasur me një...

Ronaldo rikthehet në Serie A? Klubi italian i befason të gjithë

Cristiano Ronaldo mund të rikthehet në Serie A! Como raportohet se është i interesuar për transferimin e yllit portugez, edhe pse ai është në...

Trump humb durimin: Nuk do mbaj anën e askujt

Donald Trump në një deklaratë nga Shtëpia e Bardhë ka deklaruar i prerë se në luftën Rusi-Ukrainë nuk mban anën e askujt. Kjo deklaratë erdhi...

Lajme të tjera

Web TV