A i shpëtoi arrestimit Berisha?/Habit avokati:Më e keqja është shpallja e tij ‘non grata”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Avokati Idajet Beqiri thotë se ish kryeministri Sali Berisha do të ishe arrestuar, nëse do të ishte nën moshën 70-vjeç dhe nëse vepra penale për të cilën akuzohet, do të përbënte rrezikshmëri të theksuar shoqërore.

Në një intervistë për ABC News, Beqiri u shpreh se më e keqja për Berishën, nuk janë akuzat ndaj tij për privatizimin e ish kompleksit Partizani, por shpallja e tij ‘non grata” nga SHBA dhe Britania e Madhe për korrupsion të lartë shtetëror.

“U vlerësua kjo masë sigurimi, sepse në ligj, përcaktohet që kur je mbi 70 vjeç dhe kur vepra penale nuk është e atillë me një rrezikshmëri tëpër të theksuar shoqërore, që konsiderohen vrasjet, aktet terroriste,m akte gjenocidiste, grabitje etj, kur ka vepra të tilla penale dhe masa e sigurimit e plotëson atrë që do të arrijë, për shembull, që të mos largohet jashtë shtetit, ti i thua që i bllokon pasaportën atij, kjo masë sigurimi ka vlerë derisa të përfundojë gjykimin çështja.

Do hetohet çështja, do gjkjohet në gjykatë, dhe pasi të gjykohet çështja, ai, bie fjala, do të dënohet me 5 vite burg, se kaq e ka korrupsioni pasiv. Por po të kishte vetëm kaq, do ishte lule për të.

Por ai është shpallur “non grata” nga SHBA dhe Britania e Madhe për korrupsion të lartë shtetëror. Korrupsioni i lartë shtetëror nuk është kompleksi Partizani, kjo është më e vogla e të voglave”, theksoi ai./   S.M

Të fundit

Momente tmerri në ajër, merr flakë motori i avionit që sapo u ngrit

Aeroporti i Korfuzit ka qenë për disa orë në gjendje alarmi, pasi një zjarr ka shpërthyer në motorin e...

Zjarret nuk kursejnë as Italinë, vatër e madhe në Katania

Një zjarr me përmasa të mëdha shpërtheu mëngjesin e së shtunës në kodrën San Gregorio, pak kilometra jashtë Catanias, duke prekur Rezervatin Natyror Micio...

Ndërron jetë Pippo Baudo, prezantuesi që bëri histori në televizionet italiane

Ka ndërruar sot jetë në moshën 89- vjeçare Giuseppe Raimondo Vittorio Baudo, një prej prezantuesve më të njohur të televizionit italian. Gjatë karrierës së tij, ai...

Një diktator përkrah njeriut më të fuqishëm në botë

Takimi mes presidentit amerikan, Donald Trump, dhe presidentit rus, Vladimir Putin, që ishin dje përballë njëri-tjetrit për herë të parë pas gjashtë vitesh, pritej...

Gramshi, shkatërrimi pas flakëve/ Shtëpi dhe të mbjella të shkrumbuara

Këto janë pasojat që ka lënë pas zjarri, i cili për tre ditë me radhë shkrumboi fshatrat e Gramshit. Shtëpi tërësisht të shkatërruara, qindra bagëti...

Lajme të tjera

Web TV