Balla konfirmon dorëheqjen e Veliut, ja kush e merr drejtimin e AMP

Ministri i Brendshëm Taulant Balla konfirmoi këtë të hënë se Ardi Veliu paraqiti te ai dorëheqjen nga posti i Drejtorit të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore.

Në një njoftim nga ministria e Brendshme, bëhet me dije se drejtimin e Agjencisë deri në fund në zgjedhjen e drejtuesit të ri do ta mbajë Dritan Dorda, Zv.drejtor i Përgjithshëm i AMP-së.

Sipas të njëjtave burime, Ardi Veliu do të vijojë të japë kontributin e tij, në një tjetër detyrë shtetërore.

Në njoftim bëhet edhe një bilanc i veprimeve të AMP nën drejtimin e Veliut./   S.M