Deklarata “bombë” e Artan Hoxhës/ Po synohet goditja e djalit dhe vajzës së Sali Berishës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gazetari investigativ Artan Hoxha thotë se Prokuroria e Posaçme po synon të godasë familjen e Sali Berishës duke mos u ndalur vetëm te dhëndri i tij, Jamarbët Malltezi.

Duke komentuar zhvillimet e fundit, Hoxha tha se SPAK është duke hetuar edhe afera të tjera shumë më të mëdha si ajo e CEZ/DIA dhe 21 Janari.

Në një intervistë në emisionin “Top Talk” në Top Channel, Hoxha la të nënkuptohet se SPAK do të godasë të tre kerët më të lartë të politiës në post komunizëm.

“Këto hetime janë në proces e sipër, ka hetime për 21 Janarin, ka për çështje të tjera si CEZ/DIA, aty afera është shumë e madhe, janë marrë paratë me çanta. Tendenca e SPAK-ut është që të përfshijë dhe familjarë të tjerë, do të syhonet të goditet vajza dhe djali. Hetimi ka filluar me formulën e famshme “ndiq paratë”.

Ky është hapi i parë për të shkuar te trekëndëshi i Bermudës, deri para pak kohësh kanë qenë katër, por njëri është defaktorizuar. Dhe ka nisur nga ky që ka qëndruar më gjatë. Nëse ti sot akuzon këtë për diktaturë, ti ke qenë diktator se ke çuar shefin e opozitës në burg, Fatos Nano”, deklaroi ndër të tjera gazetari Hoxha./e.t

Të fundit

Lëkundje tërmeti në vend, ja ku ishte epiqendra

Lëkundje tërmeti janë regjistruar në vendin tonë këtë pasdite të së shtunës. Epiqendra ishte 9 kilometra në veri-perëndim të Vorës. Lëkundjet...

Në 6 muaj, Shqipërinë e vizituan rreth 150 mijë italianë, 4,7 mln turistë dhe 5 mld €

Vetëm në gjashtë muajt e parë të vitit 2025, Shqipëria tejkaloi 4.7 milionë turistë, duke gjeneruar 5 miliardë euro në aktivitet ekonomik për ekonominë...

E rëndë në Itali, gjendet e vdekur në pishinë volejbollistja 20-vjeçare

Një ngjarje tragjike ka tronditur komunitetin sportiv në Itali. Simona Cinà, 20-vjeçare dhe ish-lojtare e ekipit të volejbollit Acds Capacense Volley në Serinë D...

Broja surprizon me klubin e ri, ja ku do të luajë futbollisti shqiptar këtë sezon

Armando Broja do të kryejë këtë fundjavë vizitat mjekësore me skuadrën e Burnley dhe do të firmosë një kontratë pesëvjeçare me klubin e Premier...

Temperaturat ekstreme “rrëzojnë” mijëra shqiptarë/ Urgjenca në alarm të vazhdueshëm

Mbi 100 mijë thirrje telefonike për ndihmë mjekësore i janë drejtuar Urgjencës Kombëtare gjatë muajve të verës. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu,...

Lajme të tjera

Web TV