Gjyqi ndaj Berishës do të jetë i gjatë, sa vite burg rrezikon ish-kryeministri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

I ftuar në “Neësline”, juristi, Jordan Daci ka folur në lidhje me lëvizjen e fundit të SPAK, në familjen Berisha, ku u arrestua dhëndri i ish-kryeministrit Berisha, Jamarbër Malltezi, po ashtu ndaj Berishës u  dha masa e sigurisë detyrim paraqitje, në lidhje me kompleksin “Partizani”.

Daci tha se drejtësia e re ka dy vite që e ka konfirmuar që po funksionon dhe do të vazhdojë ta tregojë në vazhdimësi.

“Nuk duhet të presim këtë rast për ta provuar. Në këto dy vite e fundit është provuar, që asnjë person nuk mund ti shmanget SPAK.

Besoj do të provohet edhe në shumë raste të tjera dhe kjo është një gjë për t’u përshëndetur” tha fillimisht Daci.

Juristi tha se gjyqi ndaj ish-kryeministrit do të jetë i gjatë dhe nëse të gjitha provat vërtetohen, Berisha rrezikon 4 deri në 10 vite burg.

Është shumë herët për të dalë në konkluzione, sepse niveli i provave është në atë të dyshimet, duhet te hetohen, më pas  gjyqi do të jetë i gjatë.

Vepra është një vepër e rëndë që dënohet me 4-12 vite burg, nëse të gjitha akuzat provohen nga drejtësia.

Rrethi personave të përfshirë do të jete i vështirë të zgjerohet, pasi ka kaluar harku kohor  10 vite.

Drejtësia ka një mesazh të dytë, që duhet t’i nxjerrë të gjithë emrat e përfshirë dhe duhet të thotë për secilin arsyet se pse këto emra nuk janë përfshirë” shtoi Daci.

Daci theksoi se ndaj Berishës u dha një tjetër masë sigurie se ajo e dhëndrit, jo për shkak të moshës, por për shkak të elementeve të sigurisë.

Ai shtoi se nuk pritet që ndaj ish-kryeministrit të ketë ndryshim të masës së sigurisë në vazhdim.

Lexo edhe :  Zjarret, Shqipëria ka 46 mijë ha tokë të dëmtuara

Jo mosha nuk është pengesë në këtë rast. Gjykata e ka konsideruar masë të mjaftueshme sa i përket elementeve të sigurisë. Nëse ky dyshim do të ishte i plotë, mundet që gjykata  të jepte masën e arrestit me burg” u shpreh juristi./e.t

Të fundit

Ish-bashkëshortja e “Mbretit” në telashe: Ndikoi në vdekjen e vajzës për pasurinë?!

Familja Presley përballet sërish me tensione dhe akuza të rënda. Priscilla Presley, nëna e ndjerë Lisa Marie Presley dhe...

Rri në shezlong, paguaj sa për apartament me qira, plazhet më të shtrenjta

Nëse po planifikoni një pushim veror në plazhet më të bukura të Europës, përgatituni për çmime të kripura dhe rezervime me javë përpara. Plazhet më...

Aksident buzë detit në Vlorë, makina hyn në rrethimin e vilës qeveritare

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në Vlorë ku një makinë ka humbur kontrollin dhe është përplasur me rrethimin e vilës qeveritare...

Seminari ndërkombëtar për Gjuhën mbledh 150 pjesëmarrës nga e gjithë bota

Seminari ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, i cili mbahet që nga viti 1974, po rritet çdo vit me numrin e pjesëmarrësve të...

Putin fitoi në Anchorage. Tani Zelenski dhe Europa janë në pozicion më të rrezikshëm

Rajan Menon  Donald Trump e përshkruan veten si një negociator i vështirë. Megjithatë, përpjekja e tij për të arritur një armëpushim në samitin e së...

Lajme të tjera

Web TV