Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku është paraqitur paraditen e kësaj të hënë në Prokurorinë e Posaçme.
Rrumbullaku ka qenë i vetëm dhe i pa shoqëruar nga ndonjë person tjetër.
Gjithashtu bëhet me dije se në SPAK është paraqitur dhe një përfaqësues nga ambasaa britanike. Ende nuk dihet arsyeja e thirrjes së Rrumbullakut në SPAK, apo takimi që aim und të ketë me drejtuesit aty.
Lëvizjet në Prokurorinë e posaçme vijnë pak përpara se GJKKO të rivlerësojë masat e sigurisë për ish-kryeministrin Berisha./kb