Shtyhet seanca për Malltezin dhe Bektashin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pak më parë është shtyrë seanca për Jamarbër Malltezin, dhëndrin e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe ndërtuesin Fatmir Bektashi.

Seanca e planifikuar në Gjykatën Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për në orën 13:30 është shtyrë me dy orë dhe do të mbahet në 15:30.

Avokatët e Jamarbër Malltezit dhe Fatmir Bektashit kanë kërkuar 2 orë kohë për t’u njohur me dosjen dhe kjo kërkesë është pranuar.

Sot trupa gjykuese do të njohë Jamarbër Malltezin dhe Fatmir Bektashin me masën e sigurisë.

Sa i përket Berishës, ndaj të cilit është caktuar masa “detyrim paraqitje”, ende nuk dihet se kur do të dalë para gjykatës, kjo për faktin e imunitetit që i jep mandati i deputetit dhe për shkak se Oficeri i Policisë Gjyqësore nuk ka mundur ta vërë në dijeni për akuzën e ngritur ndaj tij./  S.M

Të fundit

Zjarr në Finiq, Forcat e Armatosura dhe zjarrfikësit në terren

Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se ekipet zjarrfikëse, të mbështetura nga Forcat e Armatosura, Policia e Shtetit dhe ndërhyrja...

Banorët që jetojnë në këtë ishull arktik, detyrohen të mbajnë armë me vete

Krijuesja e përmbajtjes Cecilia Blomdahl dokumenton jetën e saj padyshim unike në arkipelagun e akullt norvegjez të Svalbardit në YouTube dhe TikTok – dhe...

Richard Grenell kalon pushimet në jug të Shqipërisë

Richard Grenell, ish-dërguar i posaçëm i Presidentit amerikan Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, po kalon pushimet e tij verore në Shqipëri. Ai ka publikuar...

Zbulim i rrallë në Norvegji, shpella që rishkruan historinë e faunës arktike evropiane

Studiuesit në Norvegji kanë zbuluar një koleksion të madh eshtrash kafshësh nga epoka e akullnajave, që tregon për një komunitet që luftonte për mbijetesë. Janë...

Zyrtare: Ardon Jashari, shqiptari i parë te Milan

Më në fund është zyrtare. Futbollisti me origjinë shqiptare që përfaqëson kombëtaren e Zvirës, Ardon Jashari, është lojtar më i ri i Milanit. "AC Milan...

Lajme të tjera

Web TV