“Unë vetëm firmosja”/ Dëshmia e biznesmenit: Si i kopsiti letrat dhëndri i Berishës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sot në orën 13:30 do të zhvillohet në Gjykatën e Posaçme  seanca për verifikimin e masave të sigurisë ndaj Jamarbër Malltezit dhe biznesmenit Fatmir Bektashi, sa i takon akuzave për privatizimin e ish-klubit “Partizani”.

“Detyrim paraqitje” është vendosur për Sali Berishën, por ende nuk ka një datë për seancën ndaj tij.

Fatmir Bektashi akuzohet se nëpërmjet shoqërisë “Homeplan” sh.p.k. i ka siguruar Malltezit dhënien e përfitimeve të paligjshme në vlerën 5.4 mln euro duke i paraqitur ato si të ardhura te ligjshme nga biznesi.

Por çfarë ka deklaruar Fatmir Bektashi në SPAK?

Në momentin që është pyetur nga prokurorët dhe hetuesit, ndërtuesi ka deklaruar se ka pranuar se Jamarbër Malltezi ka qenë pronari në hije me 60%, pra shumicë i firmës “Homeplan” që u krijua për ndërtimin e 17 kullave dhe se vetë firmoste çfarë i kërkonin.

“Shoqëria “Homeplan” është krijuar që në fillim me një marrëveshje verbale me shtetasit Jamarbër Malltezi dhe Xhimi Begeja, ku këta persona do ishin investitorë në formën e ndikimit tek pronarët e tjerë që të lidhnin kontratat e investimit me “Homeplan”.

Por vetëm në vitin 2014 mesa shoh nga dokumenti është formalizuar juridikisht.

Të gjitha aktet që lidhen me aktivitetin e shoqërisë “Homeplan” si nga ana financiare dhe juridike i kanë përgatitur Andia Pustina dhe Laura Pustina dhe unë vetëm i nënshkruaja. Unë nuk kam marrë pjesë pra në procesin e vendimmarrjes por vetëm i nënshkruaja ato që përpilonte Andia Pustina.

Për nënshkrimin e çdo akti që lidhet me shoqërinë “Homeplan” unë shkoj tek zyra e Andia Pustinës, që ndodhet përballë librit Universitar dhe i nënshkruaj aty.

Mua më telefononte Andia për të vajtur dhe për të nënshkruar…” ka deklaruar Fatmir Bektashi./   S.M

Të fundit

Urdhri i Trumpit për ‘non grata’ duhet parë si një shans për PD

Mero Baze Presidenti i SHBA, Donald Trump, përmes një urdhri ekzekutiv, ka lënë në fuqi të gjitha instrumentet e shpalljes “non...

Qytet i humbur nën ujë/ 120,000 vjet heshtje dhe një sekret që mund të ndryshojë gjithçka

Thellë nën sipërfaqen e Oqeanit Atlantik , shkencëtarët kanë zbuluar një botë të jashtëzakonshme nënujore që mund të mbajë çelësin për të kuptuar se...

1950: Dezertimi tronditës i Martin dhe Mitchell në kulmin e Luftës së Ftohtë

Në verën e vitit 1950, ndërsa bota ndahej në dy kampe armiqësore dhe çdo fjalë e thënë në heshtje kishte peshën e një lufte...

Parashikimi i motit për sot, 25 qershor 2025

Do të vijojnë valët e nxehta afrikane ndikimin e tyre duke sjellë në vendin tonë mbizotërim të motit të kthjellët dhe temperaturave shumë të...

Benfica befason Bayernin, portugezët e mbyllin si kryesues të grupit C

Benfica e Adrian Bajramit ka arritur të thyej mallkimin, teksa për herë në histori triumfon ndaj Bayernit. Portugezët mposhtën gjigantët gjermanë me rezultatin 1-0...

Lajme të tjera

Web TV