E përlotur, Edona James flet për jetën e vështirë dhe paragjykimet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Edona James është një ndër 20 personazhet që konkurrojnë në edicionin e dytë të “BBVK”. E njohur edhe si “transgjinorja e parë”, Edona ka treguar mbi vendimin e saj për të ndryshuar gjini, si dhe vështirësitë me të cilat është përballur ajo dhe nëna e saj.

Në prime-n e djeshëm, Edona tregoi se sot ka një marrëdhënie shumë të mirë me nënën, por nuk ka qenë gjithnjë kështu. Ajo u largua nga shtëpia në moshën 12-vjeçare, për të shkuar në jetimore dhe për më shumë se 4 vite, s’e ka parë të ëmën.

Edona tha se e ëma e ka lindur në moshën 14-vjeçare atë dhe se është përballur me shumë paragjykime, si dhe me një martesë të detyruar, pa dashuri. Konkurrentja tha se ka qenë shumë e vështirë për nënën që të përballej me shumë paragjykime dhe për gjininë e Edonës. “Nëna e ka ditur gjithnjë se doja të isha vajzë”, tha ajo, duke shtuar se nëna nuk thoshte asgjë kur vishte fustane, por fqinjët i thoshin që “ta bënte djalë me zor”.

Në momentin kur iku në jetimore, nëna e ka ditur se ku ndodhej Edona dhe se shteti ia ka marrë të drejtën për t’u kujdesur për të. Konkurrentja shtoi se nëna e ka pranuar gjithnjë në zemër, por njerëzit që e rrethonin, e detyronin të sillej në tjetër mënyrë.

Ajo tregoi momentin e ritakimit me të ëmën, pas më shumë se 4 vitesh. E ëma e pa me pamje të ndryshuar, pasi Edona kishte marrë hormone dhe kishte bërë operacione. Ato janë takuar në autobus dhe e ëma i tha se ishte bërë e bukur.

“Unë i shkruaja letra dhe i thoja që e doja, për të mbajtur kontaktet dhe ajo m’i ka kthyer letrat”, tregoi Edona.

Lexo edhe :  Video/ Si rrallëherë mami i Xhensila Myrtezajt ngjitet në skenë dhe këndon me të bijën

James tregoi edhe për dhunën dhe gjykimet që ajo ka marrë gjatë tranzicionit të saj. Në një fragment, tregoi se burri i tezes e ka rrahur shumë keq dhe kur e pa më vonë, tha që “ka hyrë gjynah në të”, duke shfaqur pendesë.

Edona theksoi se e ka pasur gjithnjë në mendje të jetë vajzë dhe s’e asgjë s’ia ka ndryshuar mendjen.

Gjatë qëndrimit të saj brenda shtëpisë, ajo tregoi se nëna është shkëmbyer me bagëti dhe është martuar që 13 vjeç. “Nëna më thotë që kur të kam lindur ty, kam qenë vetë fëmijë”, u shpreh Edona, duke theksuar se me të, tanimë, ka një marrëdhënie si me një motër./E.Ç

Të fundit

Ndarja nga jeta e futbollistit gjatë ndeshjes, FSHF del me njoftim zyrtar. Çfarë ndodhi

Federata e Futbollit shpreh tronditjen e thellë për ngjarjen tragjike të ndodhur sot gjatë ndeshjes së vlefshme për gjysmëfinalet e kampionatit të futbollit amator...

Kursi i këmbimit, 16 prill 2025/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro sot

Ditën e sotme në tregun valutor, monedha euro do të këmbehet me 99.1 lekë në blerje dhe 99.8 lekë në shitje. Dollari amerikan blihet me...

Afrika po copëtohet/ Një oqean i ri po shfaqet me shpejtësi të paparë

Një ngjarje gjeologjike monumentale po zhvillohet në Afrikën Lindore . Thellë brenda kores së Tokës, forcat tektonike po e ndajnë gradualisht kontinentin afrikan ....

Maldivet ndalojnë izraelitët të hyjnë në vend, protestë kundër ‘gjenocidit në Gaza

Maldivet njoftuan të martën se po ndalonin hyrjen e izraelitëve nga arkipelagu turistik luksoz në “solidaritet të vendosur” me popullin palestinez. Presidenti Mohamed Muizzu ratifikoi...

Lajme të tjera

Web TV