Vdes papritur oligarku rus, paraardhësi i tij “fluturoi” nga dritarja një vit më parë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i bordit të drejtorëve të Lukoil, Vladimir Nekrasov, vdiq papritur në moshën 66-vjeçare. Lajmi është bërë e ditur nga kompania ruse e naftës, siç raporton agjencia mediatike ruse “Tass”.

“Me keqardhje të thellë njoftojmë për vdekjen e papritur të Kryetarit të Bordit të Drejtorëve të PJSC Lukoil, Vladimir Ivanovich Nekrasov. Sipas konkluzionit paraprak të mjekëve, vdekja ka ndodhur si pasojë e insuficiencës akut të zemrës”, thuhet në njoftim.

I lindur në vitin 1957, Nekrasov kishte punuar në industrinë e naftës dhe gazit për gati 50 vjet.

Kreu i mëparshëm i bordit të Lukoil, Ravil Maganov, vdiq në shtator të vitit 2022 pasi ra nga dritarja e spitalit në Moskë.

Disa biznesmenë rusë, shumica me lidhje me industrinë e energjisë, kanë vdekur papritur në rrethana të paqarta pas fillimit të asaj që Moska e quan operacionin e saj special ushtarak në Ukrainë në shkurt të vitit 2022./e.t

Të fundit

Pamje me dron/ Momenti i shpërthimit me tritol të ndërtesës pa leje në Radhimë

Një ndertëse trekatëshe u shemb me tritol mëngjesin e sotëm në Radhimë. Ekspertët e IKMT konstatuan se kjo ndërtesë buzë...

Këmbimi valutor 11 gusht/ Dollari dhe euro lëvizin lehtë, si qëndrojnë monedhat e tjera

Në tregun e këmbimit valutor sot, dollari amerikan këmbehet me 82.5 lekë në blerje dhe 83.8 lekë në shitje. Euro blihet me 96.5 lekë dhe...

Vila e sekuestruar e Berishës dhe vila e dyshuar si e Arben Ahmetajt

Mero Baze Sali Berisha është shfaqur në vilën e tij të sekuestruar në Lalëz. Të paktën tre fundjavat e fundit ai është parë aty nga...

Australia do të njohë shtetin e Palestinës në Kombet e Bashkuara në shtator

Kryeministri australian, Anthony Albanese, njoftoi të hënën se Australia do të njohë zyrtarisht Shtetin e Palestinës gjatë Sesioneve të 80-ta të Asamblesë së Përgjithshme...

Kallas thërret sot takim të parakohshëm të ministrave të jashtëm të BE-së për Ukrainën

Çdo marrëveshje midis SHBA-së dhe Rusisë duhet të përfshijë Ukrainën dhe BE-në. Kështu deklaroi një ditë më parë kryediplomatja e BE-së, Kaja Kallas, e...

Lajme të tjera

Web TV