Tirana dikur qyteti i harruar ballkanik, sot oferta më e mirë e Evropës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nëse vini në Tiranë, kryeqytetin e Shqipërisë prisni jo vetëm një mirëseardhje të ngrohtë, por jetë të gjallëruar dhe shumë qejf me çmime ekonomike. Kjo është panorama që përshkruan prestigjozja britanike The Times.

Ai shkruan se Tirana nuk është një qytet mesatar evropian. Ai është hapur, siç thotë dhe Tyson, në vitet 1990.

“Para kësaj kryeqyteti shqiptar ishte krejtësisht i shkëputur nga bota e jashtme, i sunduar nga diktatori despotik komunist Enver Hoxha,” – vijon shkrimi.

Shkrimi i plotë:

Që nga fundi i atyre ditëve të zeza, Tirana ka kompensuar kohën e humbur. Rrokaqiejt e rinj të të ardhmes depërtojnë horizontin, duke u bashkuar me minaret dhe monumentet e rinovuara.

Zonat e braktisura janë kthyer në zona të artit, tregtisë dhe jetës së natës. Historia është ende aty, e treguar në muzetë e palëkundur dhe bunkerët e braktisur, por njerëzit mezi presin të të takojnë dhe janë ata njerëz – më miqësorët që ka të ngjarë të gjeni në çdo qytet të madh evropian – që e bëjnë Tiranën një vend që ia vlen të vizitohet. Qyteti kaloi dekada pa askënd për të mirëpritur. Tani krahët e tij janë të hapur tej e tej.

Çfarë mund të bëni

·Piramida famëkeqe e Tiranës është vendi i përsosur për të filluar rrugëtimin në kryeqytet. Për dekada struktura me formën gjeometrike qëndroi e braktisur.

Ajo u ndërtua si monument dhe muze i diktatorit Hoxha pas vdekjes së tij në vitin 1985, por u plaçkit pas rënies së komunizmit pesë vjet më vonë. Që nga viti 2023 është rinovuar si një qendër IT për të rinjtë. Nga maja, pamjet 360 gradë zbulojnë horizontin në zhvillim të qytetit.

Tirana dikur qyteti i harruar ballkanik, sot oferta më e mirë e

·Sheshi “Skënderbej” mban emrin e Gjergj Kastriotit, heroit kombëtar që udhëhoqi një revoltë kundër Perandorisë Osmane në shekullin e 15-të, dhe statuja e tij ndan sheshin me disa nga ndërtesat më të rëndësishme të Tiranës.

Vlen të vizitohet xhamia e Et’hem Beut, një nga mbetjet e pakta të së kaluarës osmane të Tiranës, e cila është restauruar me përpikëri duke ndjekur modelin e shekullit të 18-të. Aty pranë mund të ndiqni dhe një shfaqje në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit.

Lexo edhe :  SPAK përfundon hetimet për Talo Çelën dhe Festim Qolin, ja akuza e re ndaj tyre

Tirana vesh me krenari të kaluarën e saj të trazuar. Kryeqyteti shqiptar nuk e tregon askund më mirë historinë e tij traumatike se në muzetë binjakë Bunk’Art 1 dhe Bunk’Art 2. Bëhet fjalë për një rrjet tunelesh jashtë sheshit “Skënderbej” që dikur lidhej me Ministrinë e Punëve të Brendshme të Shqipërisë.

I pari është një mega bunker në buzë të qytetit që u krijua fillimisht për të strehuar Enver Hoxhën në rast të një sulmi. Të fortë dhe të errët, tunelet janë një metaforë e fuqishme që dëshmojnë mbytjen e regjimit nga Shqipëria. Ata dokumentojnë ngritjen dhe rënien e qeverisë komuniste përmes dëshmive të dorës së parë, objekteve origjinale dhe pamjeve të pabesueshme bardh e zi.

Nuk është e bukur, por është thelbësore të kuptosh vështirësitë e pafundme që ka kapërcyer Tirana.

· Për t’u lehtësuar nga pesha e rëndë e historisë, bëni një shëtitje rreth liqenit. Parku i Madh i Tiranës ka kafene të fshehura mes hijeve të pishave që do ju bëjnë të pushoni e të ndiheni të relaksuar.

Tirana dikur qyteti i harruar ballkanik, sot oferta më e mirë e

·Vizitoni lagjen më të lezetshme! Blloku ka qenë një zonë e ndaluar për qytetarët mesatarë të Tiranës. Elita politike jetonte këtu në luks, pas rojeve të armatosura. Pallati i Enver Hoxhës, për të cilin ende ka një diskutim se çfarë do bëhet, ende qëndron në këtë zonë, i boshatisur dhe pa asnjë funksion.

Megjithatë, që nga vitet 1990, ajo që dikur ishte një simbol i mjerimit të qytetit është rishfaqur si një zonë e lulëzuar për jetën e natës dhe krijimtarinë. Zbavitja ka zëvendësuar shtypjen, me bare në ajër të hapur, restorante kozmopolite dhe kafene të rreshtuara nëpër rrugë./    S.M

Të fundit

U rrita me ushqimin amerikan. Besomëni, është gjëja e fundit që i duhet Europës

Alexander Hurst Në të gjithë median europiane, duket se mbizotëron i njëjti mendim – se BE-ja është “nën presion” për...

Metës nuk i del inati me Braimllarin: E konvertoi SPAK-u!

Duket se kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, do e mbajë për një kohë të gjatë ‘inatin’ me Endrit Braimllarin, që sipas tij...

Fundjava për plazh/ Rradhë të gjata dhe trafik i rënduar në qytetin e Vlorës

Pavarësisht efektivëve të policisë të vendosur në disa prej pikave më kryesore, sërish trafiku i rënduar ka krijuar vështirësi në qarkullim. Gjithsesi, mbetet një...

SpaceShipOne – Fluturimi i vitit  2004 që hapi epokën e hapësirës private

Më 21 qershor 2004, një ngjarje historike ndodhi mbi shkretëtirën Mojave në Kaliforni: SpaceShipOne, një avion-raketë eksperimental i ndërtuar nga sektori privat, u bë...

Arrestohet spiuni i Iranit në Qipro, kishte nën vëzhgim bazën ushtarake britanike

Autoritetet qipriote kanë arrestuar një shtetas azerbajxhanas nën dyshimin për përfshirje në aktivitete spiunazhi dhe planifikimin e një sulmi terrorist. I dyshuari u paraqit...

Lajme të tjera

Web TV