Arrestohet me urdhër të SPAK ish-drejtoresha e Kadastrës

Ish-drejtoresha e Kadastrës në qytetin e Durrësit Rajmonda Dashi është arrestuar me urdhër të SPAK ditën e sotme teksa ishte në zyrën e saj.

Mësohet se ajo aktualisht punonte në Drejtorinë e Kadastrës në Kamëz dhe Vorë.

Rajmonda Dashi ka dhënë dorëheqjen drejtuesja e Kadastrës së Durrësit në 2021.

Mësohet se Dashi u dorëhoq me kërkesë të ish drejtorit të përgjithshëm të Kadastrave, Artan Lame, ndërsa nuk u bënë me dije arsyet e kërkesës për shkarkim./   S.M