Po ju do të reagonit si Orinda Huta nëse ju merr në telefon e dashura sekrete e burrit?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Orinda Huta dhe Turjan Hysko janë pa diskutim një nga çiftet më të dashura e më të pëlqyera të shoëwbiz-it shqiptar. Jemi rritur me figurat e tyre në skenë dhe ekran dhe as që e medojmë se një ditë mund të ndahen. Por, ja që mund të ndodhë. Të paktën këtë na konfirmoi Orinda pas një telefonate që mori ditën e sotme. “E lë unë e para, madje rris edhe fëmijën e tij”, -u shpreh sot moderatorja e njohur.

Qetësohuni, është gjithçka në kuadrin e shakasë. Orinda ishte e përzgjedhura e radhës në rubrikën kurth të emisionit “Ndryshe”, ku mori një telefonatë nga e dashura hipotetike e Turit, e cila supozohet te jetë shtatzënë, vetëm 5 muajshe.

Loja nisi me pretendimin se Turi e kishte bllokuar në telefon vajzën në fjalë, por ajo nuk donte të hiqte dorë kurrsesi nga fëmija dhe dashuria e tyre. Mami Orinda, që në ato momente ishte në rrëshqitëse me Atarën, e kishte mendjen më shumë tek e bija, se te çorba që po gatuhej në studio.

Megjithatë u tregua altruiste, i kërkoi të dashurës së burrit të mos abortonte sepse ajo do i jepte një dorë për ta rritur. Të qeshurat në studio nuk mund të mbaheshin më, ndaj të gjithë u qetësuan kur në fund u tha se ishte lojë./E.Ç

Të fundit

Historike, një shqiptar në krye të Federatës Evropiane të Peshëngritjes

Astrit Hasani është zgjedhur president i Federatës Evropiane të Peshëngritjes (EWF) në kongresin zgjedhor të EWF të mbajtur në...

Idrizi reagon për shuplakën që iu dha Gjestit në “Big Brother VIP Albania”

Pas përplasjes fizike në “Big Brother VIP Albania”, ku Jozi goditi me shuplakë Gjestin – një situatë që u përfol gjerësisht në rrjet si...

E Diela e Larit, historia dhe traditat e një kremteje

Në kalendarin liturgjik të Kishës katolike e Diela e Larit festohet një të diel para kremtimit të Pashkëve të Jezu Krishtit. Me të nis...

Spanjë/ Shirat e rrëmbyer shkaktojnë përmbytje në Lanzarote

Qindra shtëpi dhe rrugë në Lanzarote janë përmbytur, pas reshjeve të rrëmbyeshme që përfshiu ishullin Kanarie të shtunën. Qeveria e Lanzarote shpalli gjendjen e...

Jetëgjatësia varet nga mendimet tuaja, ja ç’thotë studimi

Hulumtimet e fundit kanë treguar se mentaliteti ynë dhe kujtimet pozitive nga fëmijëria mund të luajnë një rol të rëndësishëm në jetëgjatësisë dhe shëndetin...

Lajme të tjera

Web TV