Pse po tremben politikanët nga SPAK? Gazetari del me deklaratën e fortë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas nisjeve të hetimeve nga SPAK për ish-kryeministrin Sali Berisha, gazetari Flogert Muça deklaron se drejtësia do të vazhdojë edhe me figura të tjera politike.

Muça tha se politikanët tremben pasi SPAK mund t’i bëjë një lloj vetting nëse kanë shfrytëzuar ose jo pushtetin për interesa personale ndërsa shtoi se vetë Berisha po përpiqet të fshihet nën figurën e PD për t’iu shmangur drejtësisë.

“E di pse tremben politikanët? Tremben pasi SPAK në momentin që nis hetimet, t’i hap të gjitha petët e byrekut.

Bëhet një lloj vettingu i plotë mbi çdo veprim. Po të ishte vetëm për një ndryshim ligji, që ka bërë Berisha dhe mund të justifikohej.

Por nëse shkon aty e di që pasojat do të jenë fatale. Berisha po bën thjesht betejën që kishte nisur prej kur u shpall non-grata, Basha e pezulloi nga partia nuk e pezulloi.

Që aty kuptohej se nuk kishte të bënte me partinë por përdorim të partisë për interes politik të Berishës, e dinte që do vinte kjo ditë.

Ajo që po bën sot është vazhdimi i shfrytëzimit të demokratëve për hallin personal dhe familjar.

Ai po përdor PD-në për të thënë që është sulm politik, por përpara drejtësisë je një qytetar i thjeshtë. Ai duhet të jetë i pari që të tregonte shembull, të ishte në dispozicion të drejtësisë për hetimet”, tha Muça./   S.M

Të fundit

Mero Baze: Salianji bëri dy operacione me diagnozë false

rezulton se është shtruar dy herë në një spital privat në Tiranë gjatë qëndrimit në burg, në një interval...

Lajmi i fundit: Prishet ndërtesa e fundit e paligjshme në Theth

I ka ardhur fundi operacionit të IKMT për prishjen e ndërtimeve pa leje në zonën e Thethit. Pas një aksioni që zgjati për më shumë...

Dosja e plotë e përplasjes me armë te PSD, zbardhen dëshmitë

Përplasja fizike, që më pas u shoqëruar me përdorimin e një automatiku “Scorpions”, e ndodhur në 29 Prill 2025 në ambientet e zyrës elektorale...

Gazetari: Rama shkatërroi 15 mln euro investime në Theth

Gazetari Artan Hoxha duke folur për situatën në Theth, tha se Kryeministrin Edi Rama ka shkatërruar 15 mln euro investime në Theth. Hoxha u shpreh...

Benet Beci hap dyert për të rinjtë: Ata që e duan Shkodrën, aplikoni!

Pas shkarkimit të administratorëve të njësive bashkiake, kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, fton të gjithë të rinjtë për tu bërë pjesë e...

Lajme të tjera

Web TV