Italia përballet me largime masive të mjekëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Janë  plot 180 000 profesionistë të kujdesit shëndetësor që, sipas të dhënave të OECD-së, zgjodhën të largoheshin nga Italia për të punuar jashtë vendit mes viteve 2000 dhe 2022. Presidentja e Shoqatës Italiane të Pediatrisë, Annamaria Staiano ka ngritur alarmin në fjalimin e saj në Kongresin e Pediatrisë në Torino.

“Mungesa e specialistëve, në radhë të parë në fushën e urgjencës, por edhe në kuadrin e kujdesit kompleks, po minon themelet e një sistemi shëndetësor të konsideruar deri tani ndër më të mirët në botë. Dimri i kaluar, me dhomat e urgjencës pediatrike nën presion, për shkak të epidemisë së bronkiolitit dhe qarkullimit të gripit dhe viruseve të tjera, ekspozoi të metat e një sistemi që ka nevojë për një përmirësim të thellë, mangësitë e të cilit mund të lindin përsëri gjatë këtij sezoni”, theksoi ajo.

Ata thanë se largimi i tyre është i nxitur edhe nga pagat, të cilat në krahasim me vendet e tjera evropiane nuk janë në kuota konkurruese.

”Ne jemi dëshmitarë çdo ditë, largimi i tyre ndikon edhe në profesionalizimin e profilit shumë të lartë. Po të kemi parasysh, pagat e personelit shëndetësor në Itali janë shumë më të ulëta se ato të kolegëve të tyre evropianë”, tha Staiano./I.S

Të fundit

A ke përdorur drogë? Ja si u përgjigj Rama për gazetën gjermane

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për “Die Ziet” ku ka folur për fëmijërinë dhe arritjet e tij...

7 persona vdiqën nga kequshqyerja në Gaza brenda 24 orëve

Shtatë persona të tjerë kanë vdekur nga kequshqyerja në Rripin e Gazës në 24 orët e fundit, tha Ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga...

Real Madrid gjen mbrojtësin perfekt, luan në La Liga!

Pavarësisht 4 transferimeve të bujshme që ka bërë tani, përfshi edhe qendërmbrojtësin Dean Hujisen, Real Madrid nuk e ka mbyllur ende merkaton dhe planifikon...

Rama: Kemi bërë reforma që nuk kanë ndodhur që prej 1912

Në një intervistë për revistën gjermane ZEITmagazin, Kryeministri Edi Rama është ndalur te lufta kundër korrupsionit. I pyetur nëse korrupsioni është i përhapur në radhët...

Xhepat bosh, bankat plot, paradoksi shqiptar i kursimeve

Të varfër, por me kursime në banka. Në një kohë që gati 42 për qind e popullsisë kanë në xhepa më pak se 550...

Lajme të tjera

Web TV