Ka blerë shtëpi falë fitimeve, Linda Halimi tregon si mund të bëni lekë nga TikTok-u

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Këngëtarja e njohur shqiptare, Linda Halimi, është rikthyer nga SHBA për tu bërë pjesë e “Big Brother VIP Kosova”.

Edhe pse i mungon tregut muzikor, Linda është shumë aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale, sidomos në TikTok, ku shpesh realizon video live për të diskutuar tema nga më të ndryshmet me ndjekësit e saj.

E duke qenë se TikTok është një rrjet social me pagesë, këngëtarja ka treguar se ka arritur që deri më tani të fitojë shuma të konsiderueshme nga kjo platformë.

“Pagesat në TikTok merren më shumë përmes live. Unë futem live-strem. Mund ta them me modesti që një shtëpi e kam blerë nga live-streaming”, tha ajo para disa ditësh në emisionin “In And Out” në RTV 21.

Në një bisedë të fundit me dy banoret e tjera të BBVK, Albën dhe Vesën, Linda ka treguar se sim und të fitojnë nga TikTok-u.

“Në TikTok fiton edhe vetë duke të parë njerëzit e duke thënë ti faleminderit. Të ishe futur në TikTok milionat i kishe bërë, vetëm fytyrën po të kishe nxjerrë. 1 miliard njerëz po qenë në TikTok, secili po ta nisi 1 dollar, 1 miliard dollar i bën. Vetëm ekzistenca jote bën lekë.”-tha ajo./E.Ç

Të fundit

Dy aksidente me autobusë brenda pak orësh, 13 viktima dhe mbi 60 të plagosur

Të paktën 13 persona humbën jetën dhe më shumë se 60 u plagosen në dy aksidente me autobusë në...

“Kursk”, heshtja prej çeliku në fund të detit

12 gusht 2000 - mbytja e nëndetëses bërthamore ruse  Nga Leonard Veizi Deti është një pasqyrë e pafund dhe një gur varri i përjetshëm. Ai ruan...

Analizë/ Si e joshi Pakistani Donald Trump dhe pse kjo shqetëson Indinë

Këtë verë, shefi i ushtrisë së Pakistanit, Asim Munir, është shfaqur dy herë në zemër të establishmentit amerikan, duke marrë pritje të ngrohta nga...

Zjarr midis dy reparteve ushtarake në Zall Herr, Vengu: I pakuptimtë

Vatra zjarri ka pasur sot edhe në qarkun e Tiranës. Por ajo që ra më shumë në sy dhe ka ngritur dyshime të fort...

I nxehti afrikan prezent në Shqipëri, temperaturat ngjiten deri në 41 gradë

I nxehti afrikan që ka përfshirë vendin tonë, do të vijojë të regjistrojë temperatura të larta dhe gjatë ditës së sotme. Sipas parashikimit të...

Lajme të tjera

Web TV