Shqipëria “dëgjon” apelin e NATO-s, 2% të PBB do ta çojë për mbrojtjen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

TIRANË– Shqipëria për herë të parë ka planifikuar që në projektbuxhetin e vitit 2024 vlerën prej 2% të Prodhimit të Brendshëm Bruto ta vendosë në dispozicion të mbrojtjes, në kuadër të angazhimeve të saj në Aleancën e Atlantikut të Veriut (NATO).

Kjo u bë e ditur këtë të premte nga Ministri i Ekonomisë dhe Financave të Shqipërisë, Ervin Mete, në një deklaratë për mediat.

“Respektohet niveli i kërkuar lidhur me angazhimet e anëtarësimit në NATO, me 2% të PBB-së në vitin 2024 dhe kjo arrihet për herë të parë”,  tha Mete.

Viti 2024 ishte një objektiv i vënë nga Shqipëria dhe siç duket tashmë janë pjekur kushtet ekonomike për të rritur buxhetin sa i takon mbrojtjes.

Sipas të dhënave nga faqja zyrtare e NATO në 2021-shin, vetëm 9 nga 30 vendet anëtare e kishin plotësuar kushtin e të shpenzuarit 2 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto për mbrojtjen, ndërsa pjesa tjetër ishte ende në fazë premtimi./ I.S

Të fundit

Problem me financat, Muzeu Van Gogh paralajmëron mbylljen!

Muzeu Van Gogh në Amsterdam, shtëpia e koleksionit më të madh në botë të veprave të Vincet van Gogh,...

Durrës, dhunohet turisti, policia procedon dy 17-vjeçarë

Policia e Durrësit përmes një njoftimi për mediat ka sqaruar një ngjarje të ndodhur më datë 14 gusht në qytetin bregdetar, ku është dhunuar...

“PD duhet të ketë kujdes kur thërret FBI-në”

“21 janari 2011 ka qenë hera e fundit e FBI-së në Shqipëri. Partia Demokratike në atë kohë ra në grackë duke e kërkuar vetë...

‘Letërsia mund të jetë një formë rezistence’, Lea Ypi flet me Elif Shafak

Kujtimet e Lea Ypi në librin e saj “Të lirë” evokojnë fëmijërinë e saj në Shqipëri, para dhe pas rënies së komunizmit. Libri Indignity,...

FOTOLAJM: Gjarpri më helmues i Evropës bëhet “pasagjer” në makinë

Gjarpërinjtë janë mjeshtër të fshehjes, por ndonjëherë përfundojnë në vendin e gabuar. Zakonisht, zjarrfikësit ndërhyjnë. Kjo është ajo që ndodhi të hënën në Buje...

Lajme të tjera

Web TV