SPAK sekuestron pasuritë e biznesmenit Pëllumb Gjoka

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka në hetim procedimin penal nr. 9 të vitit 2023, regjistruar për veprat penale “Vrasja me paramendim”, “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”, “Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Shpërdorimi i detyrës”, “Ekspertimi i rremë”, “Falsifikimi i dokumenteve”, “Trafikimi i narkotikëve”, “Mbajtja pa leje e armëve dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, në bashkëpunim në formën e “Grupit të strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, të parashikuara nga nenet 78, 319/ç, 319, 110, 248, 309, 278, 283/a, 333/a, 334, dhe 287 të Kodit Penal.

Në vijim të hetimeve me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendimin nr.422 datë 23.10.2023 ka vendosur masën së sigurimit pasuror “Sekuestro preventive”, bazuar në nenin 274 të K.Pr.Penale dhe 36 të Kodit Penal mbi 3 (tre) pasuritë të paluajtshme, me sipërfaqe totale 390 000 (treqind e nëntëdhjetë mijë) m2, si më poshtë:
• Pasuria e llojit Pyll, me sipërfaqe 113.500 m2, e ndodhur në Pulaj- Plazh, Velipojë, Shkodër, regjistruar në emër të një shoqërie tregëtare …….;
• Pasuria e llojit Pyll, me sipërfaqe 61.470 m2, e ndodhur në Pulaj- Plazh, Velipojë, Shkodër, regjistruar në emër të një shoqërie tjetër tregëtare ……..;
• Pasuria e llojit Pyll, me sipërfaqe 215.030 m2, e ndodhur në Pulaj- Plazh, Velipojë, Shkodër, regjistruar në emër të shtetasit K. Gj.

Nga hetimet e kryera ka dyshime të arsyeshme të bazuara në prova se pasuritë e lartpërmendura, janë në pronësi të personave dhe shoqërive të mësipërme janë fituar nëpërmjet falsifikimit të dokumenteve të kryer nga shtetasi Pëllumb Gjoka në bashkëpunim me persona të tjerë.

Lexo edhe :  Rama pret në Kryeministri studentë nga Harvard Kennedy School

Vendimi nr. 422, datë 23.10.2023 i Gjykatës Posaçme e Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar është ekzekutuar nga Prokuroria e Posaçme në bashkëpunim me Agjencinë e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara. Ndërkohë vazhdojnë hetimet në lidhje me evidentimin e plotë të fakteve penale dhe personave të përshirë në këtë aktivitet kriminal./I.S

Të fundit

Ndarja nga jeta e Piro Milkanit/ Veliaj: Puna e tij, pasuri kombëtare e patjetërsueshme

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka përcjellë një mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të regjisorit Piro...

Helmimi i fëmijëve/ Bllokohen kartelat e 6 pacientëve të shtruar në spital, nisin hetimet

Prokuroria e Elbasanit nis hetimet për ngjarjen e rëndë në qytetin e Gramshit, ku raportohet se në fillim të javës u intoksikuan rreth 70...

‘Treni bullgar’, një trill propagandistik, jo një skemë reale

Altin Ketro Sapo përfunduan zgjedhjet e 11 majit, Sali Berisha dhe disa zëra të tjerë opozitarë nuk vonuan të artikulonin një justifikim të njohur tashmë: qeveria paska...

Amerikani që la “tokën e ëndrrave” për Gështenjasin

Zgjedhjet e njerëzve mbi vendet ku dëshirojnë të jetojnë janë sa të çuditshme, aq edhe reale. Dhe një nga këto raste është ai i...

Shuarja e Piro Milkanit, regjisori i njohur përcillet sot për në banesën e fundit

Sot përcillet për në banesën e fundit regjisori i njohur shqiptar, Piro Milkani, i cili ndërroi jetë mbrëmjen e së shtunës. Familja e tij bëri...

Lajme të tjera

Web TV