Zbuloni metodën për të zhdukur një herë e mirë lagështinë në shtëpinë tuaj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Lagështia e tepërt në shtëpinë tuaj mund të jetë e dëmshme për shëndetin tuaj.

Ky është një problem me të cilin përballen mijëra familje, veçanërisht në këtë periudhë të vitit. Në fakt, rreth një në pesë shtëpi ka një problem lagështie. Ndonjëherë problemi mund të zgjidhet vetëm duke përmirësuar strukturën e ndërtesës, ose duke përdorur zgjidhje të shtrenjta, si përdorimi i një dehumidifikuesi, pajisje që largon lagështinë e tepërt nga ajri ose instalimi i ventilatorëve. Megjithatë, ka disa mënyra që mund të ndihmojnë në zgjidhjen e problemit. Nicholas Donnithorne, menaxher britanik i shërbimeve teknike në Rentokil, shpjegoi se teoria është e thjeshtë.

Sa më pak lagështi të prodhoni në shtëpi, aq më pak kondensim do të krijohet. Prandaj mendoni se si do ta largoni lagështinë gjatë punëve të përditshme. Hapja e dritareve gjatë gatimit dhe bërja e dushit me dritaren hapur do të ndihmojë. Po kështu edhe tharja e rrobave të lagura në banjë me dritare të hapur, sepse ndihmon që lagështia të dalë jashtë, që do të thotë se nuk do të qëndrojë në shtëpinë tuaj. Gjithashtu, nëse mundeni, duhet ta mbani konstante temperaturën në shtëpi.

Organizata Botërore e Shëndetësisë rekomandon 18-20°C si temperaturë të mirë, me lagështi relative 50-60%. Në sezonin e dimrit jeni koshientë që cilësia e ajrit përkeqësohet dhe kjo ndodh sepse dritaret dhe dyert mbahen të mbyllura për të ruajtur nxehtësinë. Nëse ajri në atmosferën e brendshme është i ndotur, mund të ndikojë ndjeshëm në shëndetin tuaj dhe të shkaktojë sëmundje të ndryshme./E.Ç

Të fundit

Horoskopi ditor, 25 Korrik 2025

Dashi Ka shume gjase qe çiftet qe kane pasur prej kohesh probleme te mendojnë te ndahen sot. Për disa do...

Gjergj Luca ironizon “Thurjen”: Mbahu Shaban, qëndro burrë!

Biznesmeni i njohur Gjergj Luca ka komentuar përmes një postimi në rrjete sociale përplasjen mes Adriatik Lapajt të "Shqipëria Bëhet" dhe Endrit Shabanit të...

Egnatia fiton pastër ndaj kampionëve të Bjellorusisë, kualifikimi vuloset në Rrogozhinë

Egnatia ka mposhtur Dinamo Minsk me rezultatin 0 me 2 në transfertën e Hungarisë. Sfida e parë e vlefshme për turin e dytë të...

Ngjarja e Fierit, gazetarja zbulon detajet: Ishte masakruar në pjesët intime!

Anesti Rama 56 vjeç u vra në mënyrë makabër nga vajza e tij Emanilda Rama 26 vjeç në Fier. Burime bëjnë me dije se...

Përmbysje e madhe në “Loro Boriçi”, Vllaznia triumfon në ndeshjen e parë ndaj Vikingur

Vllaznia fiton 2-1 ndaj Vikingur Reykjavik në Shkodër, në ndeshjen e parë të turit të dytë të Conference League. Ndeshja u zhbllokua shumë shpejt, që...

Lajme të tjera

Web TV