Ku i mori Lekët Abi/Berisha flet sërish për aferën “Partizani”: Dhëndri dhe biznesmeni…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Edhe këtë ditë të shtunë, Sali Berisha ka vijuar betejën në media kundër qeverisë, SPAK-ut dhe Gjykatës së Posaçme për dosjen e ish-kompleksit “Partizani”.

Me dyshimet për korrupsion në këtë proces, gjykata i ka caktuar dy masa sigurie, detyrim paraqitje dhe bllokim të daljes jashtë vendit.

Ish-kryeministri tha se “kryetari i opozitës u vendos nën sanksione nga një gjykatëse e lidhur direkt me Edi Ramën pa autorizimin e parlamentit”.

Iu përgjigj edhe atyre që pyesin se ku i mori lekët dhëndri, Jamarbër Malltezi për të investuar. “Biznesmeni i nderuar, Fatmir Bektashi shiti në gropë. Qytetari kur blen në themele, blen më një % më të lirë se në një pallat të përfunduar, por ata, prokurorët nuk e marrin parasysh” tha ai.

Siç jeni informuar, në një akt të paprecedent në ndonjë vend tjetër, kryetari i opozitës vihet nën sanksione nga gjykatëse e lidhur direkt me Edi Ramën dhe skapistë të kontrolluar plotësisht prej tij, si në asnjë vend tjetër dhe si kurrë ndonjëherë në Shqipëri, vihet në sanksione pa autorizimin e parlamentit.

Ndaj tij, gjykatësja e lidhur direkt me Edi Ramën, skapistët e kontrolluar plotësisht prej tij, vendosin masën e paraqitjes dy herë në javë, vendosin kufizimin e lëvizjes duke i marrë pasaportën.

Këto veprime janë në kundërshtim flagrant me disa nene të Kushtetutës, por më specifik me nenin 73, pika dy, në të cilin sanksionohet se deputeti nuk mund të arrestohet, nuk mund t’i kufizohet në asnjë lloj formë liria e tij, nuk mund të kontrollohet pa autorizimin e parlamentit” tha ai./   S.M

Të fundit

Rusia nis eksportin e avionëve luftarakë Su-34M

Një avion Su-34M i konfiguruar për eksport, i lyer me një ngjyrë kamuflazhi të dallueshme, u vu re në...

Po gjuante për kafshë të egra, 53-vjeçari vret nga pakujdesia një shtetas

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Bogdan të Beratit. Një 53-vjeçar dyshohet se ka qëlluar me armë gjahu me qëllim për të vrarë...

Reagon Ter Stegen, jep sqarimin pas akuzave mediatike

Pas kaosit të krijuar, heqjes së shiritit tē kapitenit, moslargimit dhe operimit, reagon portieri i Barcelonës, Ter Stegen. Deklarata e Marc-André Ter Stegen: “Këto muajt e...

Zjarr masiv në Kaliforni, evakuuohen mijëra njerëz

Një zjarr i madh që po përhapet me shpejtësi në veriperëndim të Los Anxhelosit ka shkaktuar evakuime të detyrueshme për mijëra banorë, pasi nxehtësia...

INSTAT: Një në dy shqiptarë ka një makinë

Një në dy shqiptarë ka një automjet. Të dhënat e INSTAT tregojnë se aktualisht në rrugët e Shqipërisë qarkullojnë mbi 1 milion mjete. Ndër to,...

Lajme të tjera

Web TV