Në hapin e shkencës/ Zhvillohet vaksina kundër varësisë nga kokaina

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Brazili, konsumatori i dytë më i madh në botë i kokainës , ka njoftuar zhvillimin e vaksine për varësinë nga droga e fortë dhe derivati ​​i tij i fuqishëm, “crack”, e cila merret në formë djegieje me bidon ose me llullë.

Siç raporton AFD, me emrin “Calixcoca”, vaksina eksperimentale ka rezultuar veçanërisht inkurajuese në testet e kryera në kafshë laboratorike.

Deri më tani, rezulton se ilaçi i prodhuar, shkakton një përgjigje imune që parandalon kokainën dhe crack-un të arrijnë në tru, duke rritur shpresat e studiuesve për të ndihmuar përdoruesit të thyejnë “ciklin” e varësisë.

E thënë thjesht, ata që ishin të varur nga kokaina nuk janë më të varur nga ajo drogë e veçantë.

“Nëse trajtimi i vaksinës merr miratimin nga autoritetet kompetente, kjo do të jetë hera e parë që varësia ndaj kokainës do të luftohet me një vaksinë ,”tha psikiatri Frederico Garcia , koordinator i ekipit që zhvilloi formulimin e injektimit në Universitetin Federal të Minas Gerais.

Ekipi që zhvilloi vaksinën, fitoi vlerësimin kryesor javën e kaluar, me vlerë 500,000 €, në çmimet “Euro Health Innovation for Medicine” në Amerikën Latine, të sponsorizuar nga kompania farmaceutike “Eurofarma”./   S.M

Të fundit

Imagjinoni, sikur të rikthehen në pushtet…

Nga Artur Ajazi Po kërkojnë me ngulm rikthimin në pushtet, po kërkojnë me ngulm mbrojtjen e pasurive, pasi u kthyen në...

Meta uron vjehrrën për ditëlindje: Edhe 100 pranvera Super Fatos, zonjës së hekurt

Ilir Meta ka uruar vjehrrën për ditëlindje. Ai ka ndarë një foto në Facebook me Fatime Kryemadhin, nënën e bashkëshortes së tij, Monika. Meta e...

Derbi Tirana-Partizani/Fanatics-at “djegin” rrugët e kryeqytetit, nisin marshimin (Video)

Pak orë na ndajnë nga derbi kryeqytetas ku sonte në orën 19:00 luhet derbi mes Tiranës dhe Partizanit. Sfida e javës së 33-të në...

Harroni takimet monotone. Ja disa ide për të zgjuar shkëndijat gjatë verës

Të gjithë e urrejnë rutinën! Sidomos në çift. Takimet e parashikuara janë armiku i shkëndijave dhe fluturave në stomak. Por, fatmirësisht me verën afër,...

Rrahën të miturin pasi pinë alkool, zbardhen detaje të reja nga ngjarja në Elbasan

Tre të rinj janë vënë nën hetim nga Policia e Elbasanit pasi mbrëmjen e së shtunës kanë kanë goditur me grushte dhe shkelma një...

Lajme të tjera

Web TV