Projektbuxheti 2024/ Paga mesatare 900 euro brenda vitit të ardhshëm

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shtatë miliardë euro parashikon buxheti i vitit të ardhshëm. Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Ervin Mete, në daljen për mediat pas miratimit të Projektbuxhetit 2024, u shpreh se sipas projeksioneve, parashikohet një rritje ekonomike prej 3.8% për vitin e ardhshëm.

Qeveria synon që brenda vitit 2024, paga mesatare të arrijë vlerën e 900 eurove. Projektbuxheti parashikon një fond prej 11 miliardë lekësh për rritjen e pagave të mjekëve të përgjithshëm, infermierëve dhe punonjësve të tjerë shëndetësorë, mësuesve në arsimin parauniversitar, forcave të rendit, të mbrojtjes dhe niveleve zbatuese të administratës qendrore dhe vendore.

Projektbuxheti parashikon indeksimin e pensioneve, mbështetjen për shtresat në nevojë, me 1/3 të shpenzimeve të përgjithshme publike për skemën e pensioneve, ndihmën ekonomike, pagesën e paaftësisë, pagesën e papunësisë, asistencën sociale, ish-të përndjekurit, ish-pronarët, etj.

71 miliardë lekë parashikohet buxheti për pushtetin vendor gjatë vitit të ardhshëm, ndërkohë që financimet do të vijojnë edhe për Rindërtimin,

Financimi i investimeve publike të programuara për vitin 2024 do të jetë mbi 5% të PBB-së, duke mbështetur në vazhdimësi rritjen ekonomike, për të zhvilluar më tej turizmin, bujqësinë dhe konektivitetin, si edhe duke nxitur punësimin.

Qeveria parashikon që për herë të parë që nga anëtarësimi i Shqipërisë në NATO, në vitin 2009, të respektohet niveli i kërkuar me 2% të PBB-së.

Kështu, synohet që ekonomia e vendit tonë të mbetet një nga më të qëndrueshmet në rajon, Shqipëria të jetë një nga destinacionet kryesore në rajon sa i përket turizmit dhe të ofrohet punësim cilësor me pagat më të larta në rajon./    S.M

Të fundit

Detyroi pilotët të bëjnë ulje emergjente, kush është i riu shqiptar që tmerroi udhëtarët

I riu në foto është 23-vjeçari shqiptar, Mario Nikprelaj i cili tashmë po përballet me drejtësinë amerikane pas një...

Babai harron në makinë foshnjen 15 muajshe, gjendet pa jetë

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Namur të Belgjikës, ku një foshnjë 15-muajshe është gjetur pa jetë pasi kishte qëndruar për orë të tëra...

Shembjet në Theth/ Meta leksion Berishës nga burgu: Opozita duhet të ishte atje

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në një intervistë ka folur për opozitën dhe shembjet e ndodhura në Theth. Në këtë mënyrë thotë, Meta,...

Mesazhet kërcënues ndaj Endri Shabanit/ Reagon partia e Lapajt: Refuzojmë gjuhën e dhunës

Një audio me mesazh kërcënues ndaj kryetarit të partisë “Nisma Thurje”, Endri Shabani ka qarkulluar në rrjet, ku mësohet se është dërguar në platformën...

Pushime makthi për pasagjerët e një krociere, 140 persona të helmuar

Një udhëtim njëjavor turistik me anije nga Los Angeles drejt Meksikës është kthyer në një makth për 140 persona në bord. Sipas raportimeve, 134...

Lajme të tjera

Web TV