Shqipëria del nga lista gri e pastrimit të parave të pista/ Zbardhet deklarata e FATF-së

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku një ditë më parë dha ljamin e rëndësishëm se FATF ka nxjerrë nga lista gri e pastrimit të parave të pista Shqipërinë.

Në deklaratën e FATF-së thuhet se Shqipëria ka bërë një përparim në luftën kundër parave të pista.

Në dokument renditen 6 pikat që FATF ka evdientuar në përparimin e Shqipërisë në këtë çështje.

FATF nënvizon se, Shqipëria kë kryer analizat shtesë të thelluara për të kuptuar mjaftueshëm paratë e pista dhe rreziqet e tjera, dhe rritja e koordinimit dhe bashkëpunimit institucional, formalizimi i ekonomisë dhe zvogëlimi i rreziqeve të PP/TF që vijnë nga përdorimi i gjerë i parave të pista dhe regjistrimin e informacionit mbi pronësinë në pothuajse të gjithë vendin.

2- Shqipëria ka përmirësuar trajtimin në kohë të kërkesave për ndihmë të ndërsjellë juridike.

3-Krijimi i mekanizmave efektivë për zbulimin dhe parandalimin e infiltrimit kriminal në ekonomi, duke përfshirë forcimin e kompetencave të autoriteteve kompetente për të ndërmarrë veprimet e nevojshme.

4-Sigurimin që informacioni i saktë dhe i përditësuar bazë dhe përfitues i pronësisë është i disponueshëm në kohën e duhur.

5-Rritja e numrit dhe përmirësimi i sofistikimit të ndjekjeve penale dhe konfiskimeve të parave të pista, veçanërisht në rastet që përfshijnë vepra penale të huaja.

6-Përmirësimi i zbatimit të sanksioneve financiare të synuara, veçanërisht nëpërmjet veprimeve të zgjeruara mbikëqyrëse dhe shtrirjes së synuar dhe proaktive. Prandaj, Shqipëria nuk i nënshtrohet më procesit të monitorimit të rritur të FATF-së./   S.M

Shqipëria del nga lista gri e pastrimit të parave të pista/

Të fundit

Kolegji i Posaçëm i Apelimit lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Sokol Malaj

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi shkarkimin nga detyra të prokurorit tw Tiranws Sokol Malaj. Trupi gjykues...

Gjermania injoron kritikat, vazhdon eksportet ushtarake drejt Izraelit

Sipas shifrave zyrtare të publikuara, Gjermania ka vazhduar eksportet e saj ushtarake drejt Izraelit në muajt e fundit pavarësisht shenjave shqetësuese të gjenocidit në...

Gjermania dhe BE: Sulmet ndaj gjyqtarëve në Kosovë janë të papranueshme

Ndërkombëtarët reagojnë në mbrojtje të Gjykatës Supreme të Kosovës pas shfuqizimit të vendimit të ministrit në detyrë të financave, Hekuran Murati, lidhur me arkat...

“Më pëlqejnë!” Ribery motivon Bayernin për 2 blerje në merkato

Franck Ribery duket optimist për merkaton e Bayern. Legjenda e skuadrës bavareze, në një intervistë për Sport Bild, i ka lavdëruar dy lojtarët që...

Macron kundër planit të NATO: Jo armëve amerikane për Ukrainën

Franca nuk pritet t’i bashkohet një nisme të mbështetur nga NATO, e cila synon që vendet evropiane të financojnë blerjen e armëve amerikane për...

Lajme të tjera

Web TV