Edi Rama mbledh delegatët më 4 nëntor/ Kongres për sekretariatin e ri të PS-së

Kryeministri, Edi Rama do të mbledhë Kongresin e Partisë Socialiste të shtunën që vjen datë 4 nëntor 2023.

Delegatët do të mblidhen në Pallatin e Kongreseve në orën 11:00.

Gjatë këtij kongresi do të jepen edhe udhëzimet e reja me fillimin e sezonit të ri politik.

Blendi Klosi do të votëbesohet për të nisur punën si Sekretar i Përgjithshëm i partisë.

Klosi do të prezantojë para delegatëve platformën e tij për forcimin dhe organizimin e mazhorancës./e.t