Kolla mund të jetë një simptomë e sëmundjes së zemrës: Ja kur duhet të shkoni te mjeku

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Edhe pse kolla e herëpashershme është një fenomen krejtësisht normal, një kollë që nuk largohet për një kohë të gjatë mund të jetë shenjë e një problemi të caktuar shëndetësor, duke përfshirë edhe problemet e zemrës

Sipas klinikës Mayo, një kollë konsiderohet akute nëse zgjat më pak se tri javë dhe kronike nëse zgjat më shumë se tetë javë.

Shkaktarët më të shpeshtë janë kryesisht ftohja, gripi, alergjitë, astma apo bronkiti.

Megjithatë, ka edhe disa sëmundje të tjera ku kolla është një nga simptomat e para dhe një ndër to janë sëmundjet e zemrës.

Edhe pse shumica e njerëzve e injorojnë atë, mjekët paralajmërojnë se duhet të vizitoni një mjek nëse kolla zgjat më shumë se tri javë ose bëhet më intensive me kalimin e kohës.

Si të kuptoni se kolla mund të jetë shenjë e sëmundjes së zemrës?

Ka disa shenja që tregojnë këtë. Nëse shfaqen simptoma të tilla si shqetësime në gjoks, marramendje, gulçim ose vjellje së bashku me një kollë që nuk largohet për një kohë të gjatë, mjekët thonë se mund të jetë një sëmundje e zemrës.

Mjekët shpjegojnë se ekzistojnë dy lloje të arrestit kardiak, i majtë dhe i djathtë. Kur ka një bllokim në anën e majtë, gjaku, si dhe i gjithë lëngu, tërhiqet në mushkëri, duke shkaktuar gulçim dhe kollë. Në shumicën e rasteve, kolla është e lagësht, nuk largohet me kalimin e kohës dhe shumë shpesh ka edhe mukozë rozë./E.Ç

Të fundit

Trump: Televizioneve ABC dhe NBC t’i hiqen licenvat, janë të njëanshme

Presidenti amerikan Donald Trump ka sulmuar televizionet ABC dhe NBC, duke i quajtur ato të njëanshme dhe një kërcënim...

Ikin shqiptarët, puna po bëhet nga indianë, turq e afrikanë

Gati 12 mijë të huaj janë të punësuar në bizneset shqiptare, kryesisht në turizëm, ndërtim dhe tregtinë me shumicë. Shifrat zyrtare tregojnë se interesi...

FSHF, hidhet shorti! Zbardhen kalendarët për kampionatet U-19, U-17, U-16 & U-15

Departamenti i Garave në FSHF ka hedhur shortin për edicionin e ri të kampionatit “Abissnet Superiore” për grupmoshat U-19, U-17, U-16 dhe U-15. Shorti u...

Ngjarja e Volosit: Djali 13-vjeçar tërhiqte babain nga qafa, nëna vdiq në krahët e vajzës

Janë zbardhur të tjera detaje nga ngjarja e rëndë e vrasjes së Marjola Nakolecit nga bashkëshorti i saj në Volos të Greqisë. Sipas mediave greke,...

Trump: Duhet t’i japim fund këtij makthi

Presidenti amerikan Donald Trump ka thënë se nuk ishte i kënaqur me sulmin izraelit gjatë natës ndaj një spitali në Gaza. Sipas mediave të huaja,...

Lajme të tjera

Web TV