Ndahet nga jeta në moshën 54 vjeçare, aktori i njohur i serialit ‘Friends’

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Aktori amerikan Matthew Perry, i cili njihej më së shumti për rolin e Chandler Bing në hitin televiziv të viteve ’90 Friends, ka ndërruar jetë në moshën 54 vjeçare. Ai u gjet i pajetë në shtëpinë e tij në Los Anxhelos, thanë burimet e zbatimit të ligjit për mediat amerikane.

LA Times dhe TMZ, të cilat fillimisht raportuan se Perry kishte vdekur, thanë se aktori u gjet i pavetëdijshëm në një vaskë me ujë të nxehtë në shtëpinë e tij. Warner Bros TV, i cili prodhoi Friends, përmes një reagimi tha: “Ne jemi të shkatërruar nga vdekja e mikut tonë të dashur Matthew Perry!
Matthew ishte një aktor jashtëzakonisht i talentuar dhe një pjesë e pashlyeshme e familjes së grupit televiziv Warner Bros. Ndikimi i gjeniut të komedisë u ndje në mbarë botën dhe trashëgimia e tij do të vazhdojë të jetojë në zemrat e shumë njerëzve. Kjo është një ditë e rëndë dhe ne i dërgojmë dashurinë tonë familjes së tij, të dashurve të tij dhe të gjithë të fansave të tij.”, thuhet më tej në deklaratë.

Ai lindi në vitin 1969 në Massachusetts dhe u rrit në Otava të Kanadasë ku dhe ndoqi arsimin fillor. Aktori njihet edhe për filma të tjerë, por famën më të madhe e mori me rolin e tij në serialin Frends i cili u transmetua nga viti 1994 deri në vitin 2004./E.Ç

Të fundit

Vijon puna për ndërtimin e Urës së re të Bahçallëkut në Shkodër

Në Shkodër vijon puna për ndërtimin e Urës së re të Bahçallëkut, në hyrje të qytetit të Shkodrës. Kjo urë...

Save the Children: Fëmijët e uritur në Gaza nuk kanë forcë as të qajnë

Udhëheqësja e organizatës për të drejtat e fëmijëve, Save the Children, ka përshkruar në detaje tronditëse agoninë e ngadaltë të fëmijëve të uritur në...

Deputeti demokrat: Me Sali Berishën, Rama qëndron në pushtet sa të dojë

Deputeti Dashnor Sula është shprehur se deklaratat e Sali Berishës janë kontradiktore ndërsa sipas tij, opozita do të gabonte nëse nuk do të merrte...

3 shenjat e horoskopit që do të përjetojnë ndryshime të mëdha gjatë shtatorit

Në ditët që po vijnë, fillimi i shtatorit do të sjellë sinjale të rëndësishme për tre shenja të zodiakut. Universi do të flasë përmes...

Real Madrid dhe Atletico nisin garën për yllin e Manchester United

Edhe pse konsiderohej si e ardhmja e Manchester United, në kohën kur ekipi drejtohej nga Erik ten Hag, mesfushori i ri, Kobbie Mainoo, nuk...

Lajme të tjera

Web TV