Nga qelia, ‘bëhet i gjallë’ / Fredi Beleri: ‘Harresa’ me dosjen time është në kundërshtim

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i zgjedhur i bashkisë së Himarës, Fredi Beleri përmes një postimi në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook, ka reaguar në lidhje me ‘harresën’ që sipas tij i është bërë dosjes së tij

Postimi i plotë i Belerit:

Edhe pse kanë kaluar gati 30 ditë nga vendimi i Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës që dërgoi për shqyrtim në Gjykatën e Lartë me qëllim interpretimin se cila është Gjykata kompetente për të shqyrtuar kërkesën time për tu pajisur me leje /autorizim të veçantë me qëllim kryerjen e betimit, nuk ka ende asnjë përgjigje apo datë gjykimi.

Ndonëse çështja është regjistruar në Gjykatën e Lartë në datën 16.10.2023 dhe kjo Gjykatë ka për detyrë të shprehet brenda 5 ditëve për të përcaktuar gjykatën kompetente që do të shqyrtojë kërkesën time për dhënien e lejes /autorizimit të veçantë për t’u betuar si Kryetar i Bashkisë Himarë, me indiferentizëm ekstrem, Gjyqtari Relator mban të bllokuar çështjen.

Këto zvarritje të pa precedent me pasoja shumë të rënda për Komunitetin e Himarës, zgjedhësit dhe banorët që presin ndryshimin në qeverisjen lokale, e shprehur kjo me vullnet të lirë nëpërmjet votës, po mbahet peng pa asnjë referencë ligjore.

Këta gjyqtarë që neglizhojnë afatet procedurale dhe deformojnë ligjin, për fat të keq të ndodhur edhe në majën e sistemit të drejtësisë në Shqipëri si anëtarë të Gjykatës së Lartë, në fakt janë duke i zgjatur jetën Kryetarit të Bashkisë më të korruptuar dhe të urryer nga populli i Himarës në 30 vite pluralizëm.

Këto “harresa” me dosjen time, përfshirë këtu edhe vendimet e mëparshme krejtësisht absurde dhe te pa bazuara në ligj, në kundërshtim me parimet bazë të sanksionuara në Kushtetutë ku Sovraniteti në Republikën e Shqipërisë i përket popullit dhe populli e ushtron sovranitetin nëpërmjet përfaqësuesve të tij ose drejtpërdrejtë, vendime që më kanë mohuar të drejtën që sovrani ma ka dhënë me votë, kanë vetëm një shpjegim: segmente të drejtësisë janë vënë në shërbim të politikës dhe në mbrojtje të sistemit të korruptuar të qeverisjes lokale në Himarë.

Lexo edhe :  Mazhoranca miraton strategjinë kundër dezinformimit dhe aktin për buxhetin 2025

Dua t’ju kujtoj të gjithëve ju se kjo beteje ligjore nuk është për mua si individ e as për postin e Kryetarit të Bashkisë, por për Himarën, votën e lirë dhe demokracinë!

ALFRED DHIONISIOS BELERI

KRYETAR I ZGJEDHUR I BASHKISË HIMARË./e.ttttt

Të fundit

Rama: Ministria e Drejtësisë do kërkojë hetim në KLP për Prokurorinë e Shkodrës

Kryeministri Edi Rama reagon sërish për rastin e Thethit, ku 10 kabinat për të cilat thotë se ishin pa leje, tashmë...

Misteri Kuban: Armë sekrete apo histeri masive?

Gjashtë muaj hetimesh ishin të kota: nuk ka asnjë shpjegim për shqetësimet që goditën diplomatët amerikanë të vendosur në Havana, të cilat fillimisht iu...

Prokuroria e Fierit sekuestron 267 hektarë tokë/ E përfituar me dokumente të falsifikuara

Në kuadër të hetimit mbi procedimin penal nr.1419, datë 24.10.2019, rezultoi se shtetasi T.Zh., me anë të përdorimit të dokumentit të falsifikuar “Vendimi nr.249,...

Lirimi i ish-deputetit Salianji, flet analisti: U soll mirë

Analisti Artur Nura u shpreh se ka një lirim me kusht, por jo një pafajësi për Salianjin, duke nënvizuar nuk mori “pafajësinë”, por u...

Zbulim i rrallë, një kartolinë e Liri Belishovës, e shkruar nga internimi

Një gjetje krejt e pazakontë ka ndodhur kohët e fundit në duart e përkthyeses së njohur Etleva Kondakçiu. Teksa kishte blerë një libër të...

Lajme të tjera

Web TV