OKB: Fëmijët në Rripin e Gazës po pinë ujë të kripur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Fëmijët po përballen me një situatë “katastrofike” në Gaza, ku prindërit nuk kanë zgjidhje tjetër veçse t’u japin ujë të kripur, sipas agjencisë së OKB-së për ndihmë për fëmijë, Unicef.

Toby Fricker, një zëdhënës i organit, i tha BBC Neës se mungesat që ekzistonin në Gaza edhe para konfliktit aktual ishin “rritur në një nivel tjetër”.

“Një nga anëtarët e stafit tonë, ajo ka një vajzë katërvjeçare dhe një shtatëvjeçare dhe thjesht po përpiqet t’i mbajë vajzat të sigurta, t’i mbajë ato gjallë në baza të përditshme,” tha ai.

“Ajo foli për mënyrën sesi po pinë vetëm ujë të kripur, dhe vajza e saj duke thënë: ‘Mama, pse nuk mund ta kem ujin normal që kishim në ditët e zakonshme?’

I pyetur për furnizimet me ndihma që tani kanë mundur të hyjnë në Gaza, Fricker tha: “Ka pasur furnizime, por janë jashtëzakonisht minimale.

“Kur shihni nevojat e jashtëzakonshme në terren që kemi, duhet të ketë shumë, shumë, shumë më tepër.”

Fricker bëri thirrje për një “armëpushim të menjëhershëm humanitar” dhe rritje të ndihmave në Gaza “në baza të qëndrueshme”.

“Ajo që ne po shohim tani në baza të përditshme është se fëmijët po vriten, fëmijët po plagosen, sakatohen,” tha ai.

“Dhe kjo është gjëja numër një – të mbroni jetën e fëmijëve dhe t’i mbani fëmijët gjallë.”/E.T

Të fundit

Vota e diasporës/ Celibashi: Ja kur do të nisë shpërndarja e fletëve

Kryekomisioneri Shtetëror për Zgjedhjet, Ilirjan Celibashi thotë se emigrantëve, zarfi me fletën e votimit do t’u shkojë në banesë. Celibashi...

Kur ngatërrojmë Europën me BE dhe samitet me reformat!

Nga Lutfi Dervishi Por atëherë përse gjithë kjo histeri? Sepse jemi në fushatë.  Në një akt solemn, qeveria ka shpallur 15 dhe 16 majin ditë pushimi,...

Media britanike jehonë ishullit të Sazanit: Një parajsë për adhuruesit e natyrës!

E përditshmja britanike “Express” i ka kushtuar një artikull ishullit të Sazanit, duke e cilësuar një parajsë për adhuruesit e natyrës. por edhe një ishull...

Fletët e votimit për diasporën/ Nis përgatitja e zarfave

Komisioni qendror i zgjedhjeve po bën gati fletët e votimit për diasporën, që do t’u nisen shqiptarëve jashtë vendit për të marrë pjesë në...

Meghan Markle zbulon betejën e frikshme shëndetësore që përjetoi pas lindjes

Dukesha e Sussez, Meghan Markle ka lançuar episodin e parë të podkastit të saj të ri. Ajo ka treguar për herë të parë betejën...

Lajme të tjera

Web TV