A ia vlen të rrish i/e martuar vetëm për hir të fëmijëve?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sot për shumë çifte, martesa është një zyrtarizim i marrëdhënies që u jep të drejta të ndryshme.

Në një epokë ku stereotipet dhe paragjykimet po përmbysen, disa po vënë në dyshim dobinë e martesës, e sidomos në rastet kur ajo “trazohet” disi. Por pyetja që po shtrohet në masë është: A duhet të martohemi (ose të qëndrojmë të martuar) për hir të fëmijëve?

Sipas psikologëve, provat nuk janë të qarta nëse është më mirë që fëmijët të kenë prindër të martuar. Ajo që duket nga shqyrtimi i të gjithë parametrave është se ata që kanë prindër me të ardhura të mjaftueshme e jo domosdoshmërisht të martuar, janë më mirë.

A e rrit martesa mirëqenien?

Studimet thonë se partneri duhet parë si një person që shkon sipas sistemit tonë të vlerave dhe qëllimeve të jetës. Qëllimi s’duhet të jetë te paratë, por te puna e përbashkët për të siguruar gjithçka nevojitet.

A mund të shpëtojë një fëmijë martesën?

Dy të rritur dhe të pavarur, bëhen bashkë për të ndërtuar fillimisht një version më të fortë dhe më të dashur të tyre, dhe më pas një familje. Pra, fëmijët nuk duhet të jenë e vetmja hallkë lidhëse e një martese, por më tepër rezultat i dashurisë së dy njerëzve që me vetëdije zgjedhin t’i sjellin në jetë. Fëmijët nuk duhet të ndihen përgjegjës as për ruajtjen e as për prishjen e një martese.

Sekreti i një martese të suksesshme qëndron te dashuria, besimi dhe zhvillimi i secilit partner.

Historia e martesës, me të gjitha të mirat dhe dështimet e saj, mund të na çojë drejt një versioni të ri, më të përmirësuar. Një martesë që nuk bëhet as për pronë, as për fëmijë, por për dashuri dhe pjekuri emocionale./O.S

Të fundit

Irani tjetër kërcënim ndaj SHBA-ve: Nëse ndërhyjnë, do të hakmerremi ndaj agresorëve!

Irani ka lëshuar një tjetër kërcënim ndaj SHBA-së, ndërsa Donald Trump po shqyrton mundësinë e përfshirjes në konfliktin në...

Konfliktet në Lindjen e Mesme, analisti: Ja e vetmja gjë që mund t’i ndodhë Shqipërisë

Konflikti midis Izraelit dhe Iranit, i cili çdo ditë e më shumë është më agresiv, ka filluar që të japë ndikimin e saj tek...

Çfarë ishin naumachiae? Betejat spektakolare detare të romakëve të lashtë

Naumachiae riprodhoi betejat më të mëdha detare në historinë romake. Një nga spektaklet më të kërkuara (dhe të shtrenjta) në qytet. Kur bëhej fjalë për...

Irani sulmon me 20 raketa balistike Izraelin, goditet spitali kryesor

Irani nisi një sulm të ri me raketa balistike mëngjesin e kësaj të enjte. Të paktën katër vende u goditën në Izraelin qendror, verior...

Francë, 1269: Shenja e verdhë dhe gjobitja e hebrenjve

Në 19 qershor 1269, Mbreti Luigj IX, i njohur më vonë si Shën Luigji, shpalli një dekret mbretëror që urdhëronte të gjithë hebrenjtë që...

Lajme të tjera

Web TV