Shqiptarët të revoltuar me Rita Orën pasi u shfaq krah tenistit serb Novak Djokovic

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sërish shqiptarët janë të zhgënjyer nga Rita Ora. Këtë herë ajo ka ndjekur finalen e Kupës së Botës në Ragbi midis Afrikës së Jugut dhe Zelandës së Re së bashku me tenistin serb Novak Djokoviç.

Rita u fotografua krah tenistit në Paris, duke krijuar shumë polemika. Të shumtë janë ata që kanë shprehur habi, duke qenë se Djokoviç ka shprehur hapur qëndrimin e tij se “Kosova është zemra e Serbisë”.

Të tjerë përmes sarkazmës janë shprehur se biseda mes tyre mund të jetë çelësi për zgjidhjen e konfliktit mes Kosovës dhe Serbisë. Ka edhe reagime të forta që dënojnë ashpër veprimin e këngëtares, e të tjerë që thonë se ajo është artiste dhe ka zgjdhur t’i qëndrojë larg politikës.

I ashtuquajturi Nole ka deklaruar se historia e Serbisë u shkrua në Kosovë, ndaj Kosova duhej të ishte Serbi. Në intervistat për mediat amerikane, Djokovic ka theksuar se është serb me origjinë nga Kosova, saktësisht nga Zveçani, nga babai, ndërsa nëna e tij është me origjinë kroate.

Edhe në “French Open” në fillim të këtij viti ai shkroi një mesazh për Kosovën pas fitores së tij në raundin e parë. “Kosova është zemra e Serbisë. Ndaloni dhunën”, shkroi 22 herë kampioni i Grand Slam në një objektiv kamerash në serbisht.

“Kjo është më e pakta që mund të bëj. Kam detyrimin si figurë publike të jap mbështetjen time. Si djalë i një babai të lindur në Kosovë, ndjej nevojën për të dhënë mbështetjen time për Serbinë. Nuk e di se çfarë do të sjellë e ardhmja për popullin e Kosovës dhe të Serbisë, por në situata të tilla duhet të tregosh unitet”, tha ai më pas për mediat./E.Ç

Të fundit

Aeroplani 100 mln dollarë i Marinës Amerikane rrëzohet në Kaliforni (Video)

Një avion luftarak amerikan F-35C u rrëzua të mërkurën pranë Stacionit Ajror Detar Lemoore në Kaliforni, rreth orës 18:30,...

Krimi shtetëror i 21 janarit/ Dumani: Dosje prioritare, në fazën e hetimit paraprak

21 janari është në fazën e hetimit paraprak. Kreu i SPAK, Altin Dumani u tha gazetarëve se është një prej dosjeve prioritare.  Dumani u shpreh...

Franc List, frymëzuesi i romantizmit muzikor

Nga Leonard Veizi Në panteonin e figurave kolosale të artit, ku muzika gërshetohet me pasionin dhe shpirti njerëzor sfidon kufijtë e shprehjes, pak emra shkëlqejnë...

Rama rrëfen për median gjermane dhunën ndaj tij në ’97/ Ishte tentativë vrasje

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë për revistën gjermane ZEITmagazin, ka folur mes të tjerash për një episod të rëndë në jetën e tij...

Prezantohen katër nënkryetarët e rinj të bashkisë Tiranë, ja sektorët që do të mbulojnë

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu ditën e sotme ka prezantuar katër nënkryetarët e rinj të Bashkisë Tiranë. Prezantimet e reja kanë ardhur...

Lajme të tjera

Web TV