Sot Kuvend, 23 deputetët e përjashtuan kërkojnë të jenë në seancë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Këtë të hënë është parashikuar të mbahet seanca e radhës plenare, ku priten përsëri debate të forta.

Ndërkohë, 23 deputetë të opozitës janë përjashtuar për 10 ditë nga Kuvendi për shkak të situatës së paprecedentë që ndodhi në seancën e fundit.

Pavarësisht kësaj mase deputetët e opozitës kanë konfirmuar se do jenë të pranishëm dhe të mblidhen para ndërtesës së Parlamentit në orën 16:30 të kësaj të hëne.

“Nesër (sot) e hënë, ora 17:00, është planifikuar seanca e radhës plenare. Pavarësisht vendimit të përjashtimit arbitrar, i cili parashikon përjashtimin tonë për 11 ditë, ne duhet të jemi të gjithë në seancë. Për këtë qëllim, mblidhemi të gjithë bashkë në orën 16:30 për të shkuar në grup në seancë. Ndërkohë, mbledhja e radhës e grupit do të zhvillohet si zakonisht, të martën, datë 31 Tetor, ora 13:00. Ju përshëndes!”, – shkruhet në mesazhin e deputetit Gazement Bardhit.

Deputetët e përjashtuar pretendojnë të bëhen pjesë e seancës pasi sipas tyre afati 10 ditor i përjashtimit ka përfunduar më datë 29 tetor, pra një ditë më parë. Mirëpo, sipas mazhorancës kjo gjë nuk është e vërtetë dhe për këtë qëndrim bazohet te Rregullorja e Kuvendit.

“Kur dita e fundit e një afati bie e shtunë, e diel ose një ditë feste zyrtare, afati mbaron në ditën e punës që vjen pas saj,” shkruhet në fjalinë e dytë të pikës 3 të nenit  121/1./   S,M

Të fundit

Blushi: Meta u divorcua nga Kryemadhi pasi u zbulua përdorimi i kartave

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka deklaruar në emisionin "Real Story" se përdorimi i kartës...

Egnatia eliminohet me turp nga Champions League

Egnatia është eliminuar me turp nga Champions League. Kampionia e Shqipërisë është mposhtur me rezultatin 5-0 në ndeshjen e kthimit të fazës se parë,...

Aksident në Vlorë, automjeti përplaset me motorin! Plas grushti pas ngjarjes

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e së martës në Vlorë, në zonën e plazhit të vjetër, ku një automjet është përplasur me një...

Ronaldo rikthehet në Serie A? Klubi italian i befason të gjithë

Cristiano Ronaldo mund të rikthehet në Serie A! Como raportohet se është i interesuar për transferimin e yllit portugez, edhe pse ai është në...

Trump humb durimin: Nuk do mbaj anën e askujt

Donald Trump në një deklaratë nga Shtëpia e Bardhë ka deklaruar i prerë se në luftën Rusi-Ukrainë nuk mban anën e askujt. Kjo deklaratë erdhi...

Lajme të tjera

Web TV